Kujdes çfarë bëni kur jeni me pushime: Katër artikuj ushqimorë të cilët nuk bën assesi t’i konsumoni para notit!
Disa ushqime mund të shkaktojnë ngërçe dhe djegësirë
Që nga vegjëlia neve na mësojnë që assesi nuk bën që të bëjmë not me stomakun plot.
Mirëpo, madje edhe nëse ka kaluar mjaft kohë nga vakti i fundit, patjetër duhet të kujdesemi edhe për llojin e ushqimit të cilin e konsumojmë para se të shkojmë të lahemi.
Me fjalë të tjera, ka artikuj ushqimorë dhe pije të cilat assesi nuk do të duhej t’i hani dhe t’i pini para notit, transmeton Telegrafi.
Ushqimi djegës
Meqenëse notojmë në pozitë horizontale, refluksi i thartirës shumicës mund t’i shkaktojë problem. Ushqimi djegës dhe me mëlmesa edhe më shumë komplikon, andaj më mirë do të ishte që të shmangni salcat pikante, specat djegës dhe artikuj të tjerë të shijes së këtillë.
Alkooli
Kjo veçanërisht ka të bëjë me të rinjtë të cilët i adhurojnë argëtimet ditore në plazhe. Të gjithëve u është e ditur që alkooli ul aftësinë e reagimit dhe të vlerësimeve adekuate në momentin e caktuar, andaj është logjike që duhet shmangur para se të hyni të laheni në det.
Bishtajoret
Bishtajoret, siç janë fasulja dhe bizelja, përmbajnë shumë fibra të cilat janë të dobishme për shëndetin, por mund të shkaktojnë fryrje, kapsllëk dhe ngërçe, të cilat mund t’ju prishin kënaqësinë verore.
Pijet energjike
Shumë njerëz pëlqejnë pijet e ftohta energjike, për të cilat jemi të bindur se krijojnë një ndjenjë vigjilence. Megjithatë, pijet energjike mund të shkaktojnë diarre dhe vjellje, dhe ju keni më shumë gjasa të jeni të dehidratuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025