Me rastin e përvjetorit të 43-të të themelimit të Odës së Avokatëve të Kosovës, zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi mori pjesë në konferencën, “Mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe juristëve të diasporës”.
Me këtë rast, Kuçi tha se ky shënim përvjetori është shënimi i një dite për të drejtat dhe liritë e njeriut njëkohësisht dhe të palëve që ballafaqohen me procedurat e ndryshme gjyqësore.
Më tutje zëvendëskryeministri Kuçi theksoi se avokatia në Kosovë ka arsye të ndihet krenare me punën dhe aktivitetin e vet për katër dekada në Republikën e Kosovës, ka mbrojtur me dinjitet jo vetëm palët dhe se të gjithë avokatët e mirë të Republikës së Kosovës tani dhe më herët, e kanë bërë punën për ligjin, për lirinë dhe të drejtat e njeriut.
“Mënyra se si ka bërë që të funksionojë puna në prokurori, gjykata dhe avokati, e ka logjikën e funksionimit të plotë të sistemit të rendit dhe ligjit në vendin tonë”, ka thënë Kuçi, duke shtuar se nuk do të ketë sistem të mirë ligjor në vendin tonë, nëse nuk do të ketë hapësirë të mjaftueshme për prokurorët tanë që të kryejnë punën në mënyrë të paanshme, të pavarur dhe profesionale.
Kuçi tha se nëse palët, të pandehurit dhe të tjerët, ndihen jo mirë apo ‘u dridhen këmbët’ para prokurorëve dhe gjyqtarëve, po ashtu edhe gjyqtarëve dhe prokurorëve, duhet t’iu ‘dridhen këmbët’ para avokatëve të mirë. Ai po ashtu tha se të gjithë prokurorët, gjykatësit dhe avokatët e kanë një bazë juridike, ligjin.
Zëvendëskryeministri Kuçi më tutje theksoi se kjo konferencë është një sinjal i mirë i shkëmbimit të mendimeve tona, sepse konkurrenca nuk e dobëson sistemin juridik, por e forcon atë.
“Më lejoni t’ju them juve avokatë të vendit dhe ju që vini nga diaspora, që është shumë me rëndësi që të jeni konkurrent dhe ta sillni në Kosovë traditën e atyre vendeve ku respektohen të drejtat e plota të njeriut dhe ku sistemi juridik është i plotë dhe funksional”, tha zëvendëskryeministri Kuçi.
Zëvendëskryeministri Kuçi, pas kësaj konferencë, përmes një letre, i është drejtuar me një kërkesë propozim kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, për ndarjen e një parcele ndërtimore që do të dedikohej për ndërtimin e objektit për Odën e Avokatëve të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Vrasja e palestinezes në Tiranë, hetimet në dy pista, autori kërkohet në Liban e Palestinë

Debati mbi përgjimet, reagon Gjykata Kushtetuese: Të pavarur ndaj çdo ndikimi apo presioni të jashtëm

Taravari: 30 deri 35 përqind e njerëzve në Maqedoni kanë problem me obezitetin

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës