Deri dje, kubanët ishin lejuar vetëm t’i trashëgonin shtëpitë e tyre te fëmijët, ndërsa tani prona mund të shitet. Ndërkohë është njoftuar edhe zgjedhja e strukturave të reja drejtuese të partisë, aty ku Raul Kastro ka marrë vendin e vëllait të tij Fidel, i tërhequr nga të gjitha postet që mbante.

Fillimi i reformave në Kubë u paralajmërua pak ditë më parë nga vetë presidenti, Raul Kastro. Kreu i shtetit njoftoi limitimin nga dy deri në 5 vjet të posteve kryesore politike, përfshi këtu edhe postin e tij. Raul Kastro erdhi në pushtet në vitin 2008, pasi Fidel Kastro u shtrua në spital në gjëndje të rëndë shëndetësore. /Telegrafi/