LAJMI I FUNDIT:

Kuba hap ekonominë për bizneset private

Kuba hap ekonominë për bizneset private

Kuba ka njoftuar për reformë në ekonominë e saj që kontrollohet nga shteti.

Vendi komunist ka vendosur që të lejojë bizneset private të veprojnë në shumicën e sektorëve të ekonomisë.

Ministrja e Punës, Marta Elena Feito, tha se vetëm një numër i vogël i sektorëve do të kontrollohen nga shteti.


Ekonomia e Kubës është goditur rëndë nga kufizimet e pandemisë dhe sanksionet amerikane të vendosura nga administrata e ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

Vitin e kaluar ekonomia e Kubës u tkurr për 11 për qoind. Kjo shifër shënon rënien më të keqe në pothuajse tre dekada.

Banorët e Kubës po përballen me mungesë të produkteve bazë, transmeton BBC.

Pas rreth 60 vjetësh armiqësi, Shtetet e Bashkuara dhe Kuba relaksuan raportet më 2015 pasi presidenti i atëhershëm i SHBA-së, Barack Obama dhe lideri i Kubës, Raul Castro ranë dakord të normalizonin marrëdhëniet, duke lejuar qytetarët e SHBA-së të vizitonin ishullin dhe të fuqizonin bizneset lokale. /REL/