LAJMI I FUNDIT:

Ku ishte familja e Adem Demaçit gjatë bombardimeve në Kosovë, flet djali i tij Shqiptari

Ku ishte familja e Adem Demaçit gjatë bombardimeve në Kosovë, flet djali i tij Shqiptari

Shqiptar Demaçi si asnjëherë më parë ka folur për njërën nga figurat kyçe të politikës së Kosovës, babin e tij, Adem Demaçin.

Në mesin e rrëfimeve për të ai foli edhe për vendimin e Demaçit për mos ta lëshuar Kosovën edhe gjatë kohës kur kishin filluar bombardimet në mars të 1999-ës.

Shqiptari deklaroi se më babin e tij gjatë kësaj periudhe nuk ishin takuar për disa kohë, teksa ishin bashkuar në muajin maj të ’99-ës.


Ai u shpreh se gjatë asaj periudhe Demaçi kishte dalë pothuajse çdo ditë rrugëve së bashku me motrën e tij për t’i takuar shqiptarët e për t’u konsultuar me ta.

“Baba ka pas qejf me ndodh kjo sepse e ka ditë që kanë me u shpejtu proceset. Rënia e bombave ishte shpejtim i proceseve dhe zgjidhja e proceseve”,  tha Shqiptar Demaçi në një rrëfim në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN” në Klan Kosova.

“Unë me babën s’jemi taku deri kah muaji maj, diku kah 15 maji kur ai vjen në shtëpi të Ibrahimit e na thotë a këtu jeni a? Dhe pastaj ne kthehemi në shtëpi. Gjatë asaj kohe ka ardh këtu policia dhe kanë dashtë me na bë gjëra të këqija, por këtu kemi pasur fqinj që i kanë frikësu ata policë, i kanë thanë kënd po doni me e maltretu, a e dini që kjo është familja e Ademit. Ata s’kanë dasht pastaj me bë problem më të madh”, u shpreh ndër tjera ai.

Shqiptari tregoi se ku saktësisht kishin qëndruar gjatë bombardimeve, rrëfim ky të cilin mund ta dëgjoni në videon në vijim:

Në trend Lajme

Më shumë
Shpërthimi i fishekzjarreve në Prizren, vdes 25 vjeçari i cili po trajtohej në Turqi

Shpërthimi i fishekzjarreve në Prizren, vdes 25 vjeçari i cili po trajtohej në Turqi

Kronika e Zezë
Rënia e kulmit në Komunën e Prishtinës dhe lëndimi i 23 vjeçares – aktakuzë ndaj dy personave dhe kompensim prej 36 mijë euro

Rënia e kulmit në Komunën e Prishtinës dhe lëndimi i 23 vjeçares – aktakuzë ndaj dy personave dhe kompensim prej 36 mijë euro

Drejtësi
Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë ndërlidhur me fushatën zgjedhore në Kosovë

Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë ndërlidhur me fushatën zgjedhore në Kosovë

Lajme
Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit

Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit

Lajme
‘Përballje Podcast’ sjell ekspertë për të diskutuar sfidat e dezinformatave në zgjedhje: Përvoja nga Kosova dhe mësimet për të ardhmen

‘Përballje Podcast’ sjell ekspertë për të diskutuar sfidat e dezinformatave në zgjedhje: Përvoja nga Kosova dhe mësimet për të ardhmen

Politikë
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Lajme
Kalo në kategori