Aktorja e njohur Teuta Krasniqi është shumë e dashur për publikun shqiptar.

Ajo e ka nisur karrierën vite më parë, duke u bërë pjesë e shumë shfaqjeve vendore, gjersa ka luajtur edhe në disa seriale të njohura, shkruan Telegrafi.


Aktoren Krasniqi të gjithë e identifikojnë si Sarandën e serialit "Kafeneja Jonë", rol i cili e bëri më shumë të njohur.

Teuta është mjaft e ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e saj.

Jo të pakta janë rastet kur ajo preferon të shfaqet në ndonjë imazh pranë vajzave, dhe bashkëshortit të saj.

Mirëpo, së fundmi, ajo ka vendosur të publikojë një fotografi të rrallë nga arkivat e saj.

Aktorja ka vendosur të kujtojë pak kohën e shumë viteve më parë, duke publikuar një fotografia nga rinia e saj.

Në atë kohë, ajo dukej një brune tërheqëse me flokë të gjata, gjersa gjithmonë karakterizohej nga stili i veçantë, dhe mbante edhe kapele në kokë.

Sot, me kalimin e viteve, ajo ka ndryshuar shumë, qoftë në pamje, ashtu edhe në aspektin emotiv, pasi është bërë nënë e dy vajzave. /Telegrafi/