Kryeziu: Uzurpatorët do të përfundojnë në gjykata
Kryeshefi i Ndërmarrjes Publike Banesore, Nexhat Kryeziu, ka deklaruar në emisionin “Euro Tribuna”, se me ardhjen e tij në këtë ndërmarrje ka pas kërcënime.
Ai thotë se ka marr vendim që t'i mbyll disa lokale në kryeqytet, por se i kanë thënë që pronari është njeri i fuqishëm.
Kryeziu tha pavarësisht këtyre kërcënimeve ka vazhduar me punën e tij .
“Ka pas edhe kërcënime, kam pas kërcënime personalisht në kuptimin që mu ka djeg shpija edhe më duhet me pas një banesë por nuk ka logjik sot , që me thënë mu ka kall shpija, ose kam qenë ushtarë ose kam qenë diçka tjetër.
Kështu që unë mendoj që këtu ka pas interesa, kam pas kërcënime, edhe kam vazhdu me punën time, përderisa mendoj që është në shërbim të Ndërmarrjes Publike”, është shprehur ai.
Sipas tij, uzurpatorët nëse nuk punojnë në organe shtetërore kanë interesa në këto të fundit. Madje, ai ka thënë se njëri rpej uzurpatorëve ka shkuar në zyrën e tij me uniform.
"Që nga ardhja ime si kryeshef në Ndërmarrjen Publike Banesore jam munduar që të gjej se kush është duke shfrytëzuar pronën tonë dhe që janë uzurpatorë", ka thënë Kryeziu.
Ai ka thënë se shumë më lehtë ka qenë për lokale afariste dhe për dyqane por problem kanë pas më shumë me banesa.
Sipas tij, janë 169 banesa që janë të uzurpuara.
“Kjo është lisat e uzurpatorëve të cilët nuk paguajnë dhe nuk na njohin si autoritet . Realisht i kemi 169 banesa sipas shënimeve tona që janë të uzurpuara. Ndërsa faktikisht ne si ndërmarrje i kemi padit këta, kemi bërë padi. Organet gjyqësore janë shumë të ngathta”, ka deklaruar Kryeziu.
Lista e uzurpatorëve:


















































