LAJMI I FUNDIT:

Kryeziu nga DnV: Votat për Adrijana Hoxhiqit delegjitimojnë vendet e garantuara për komunitetin boshnjak

Kryeziu nga DnV: Votat për Adrijana Hoxhiqit delegjitimojnë vendet e garantuara për komunitetin boshnjak

Ismet Kryeziu nga Demokracia në Veprim ka thënë se votat për kreun e Iniciativës së re politike U’jedinjena Zajednica’, Adrijana Hoxhiq në zgjedhjet e 14 shkurtit delegjitimojnë vendet e garantuara për komunitetin boshnjak në Kuvendin e Kosovës.

Kryeziu, përmes një postimi në Facebook bërë një krahasim të votave të subjekteve politike boshnjake gjatë zgjedhjeve të kaluara në Kosovë.

Kryeziu përmend faktin se nga 6739 vota të fituara në zgjedhjet e 14 shkurtit, iniciativa e Hoxhiqit, 87 për qind e këtyre votave i ka fituar në vendbanimet me shumicë serbe, ku nuk ka ose ka pak shtrirje demografike të komunitetit boshnjak.


“Vetëm në Komunën e Leposaviqit, ajo ka marrë rreth 1129 vota, ose në Komunën e Kllokotit në regjistrimin e popullsisë s’ka asnjë boshnjak të regjistruar, ky subjekt politik ka marrë 248 vota. E derisa në komunat si Prizreni e Peja ku është numri më i madh i boshnjakëve që jetojnë, ajo s’ka arritur të marrë as 1 për qind të votave nga ky komunitet”, ka thënë Kryeziu.

Ai thotë se krejt ky proces delegjitimon përfaqësimin e komunitetit boshnjak dhe arsyen e ulëseve të garantuara për t’u përfaqësuar komuniteti boshnjak.

“Përveç që kjo është shkelje e frymës kushtetuese, për vendet e garantuara për komunitete, ky fenomen krijon precedent për subjektet e mëdha politike, të cilat në zgjedhjet e ardhshme munden ta tjetërsojnë vullnetin e komuniteteve përfshi dhe atë serb, përmes votave të tyre të orientuara, të cilat do t’i shpërndajnë te satelitët e tyre”, ka thënë Kryeziu.

Iniciativa e Adriana Hoxhiqit ka thyer rekord në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, duke siguruar mijëra vota në komunat ku s’ka asnjë pjesëtar të komunitetit boshnjak, të cilin e përfaqëson ajo.

Hoxhiq ka arritur të sigurojë rreth 6 mijë e 400 vota në zgjedhjet e 14 shkurtit, duke lënë jashtë Kuvendit të Kosovës, shumë parti politike që kanë përfaqësuar vazhdimisht komunitetin boshnjak në legjislativ. Kjo ka nxitur reagime të shumta edhe n

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria zvicerane me detaje për tragjedinë e çiftit nga Kosova: Autori fillimisht ishte përballur me pronaren e shtëpisë

Prokuroria zvicerane me detaje për tragjedinë e çiftit nga Kosova: Autori fillimisht ishte përballur me pronaren e shtëpisë

Lajme
Tentoi të arratisej dy herë me helikopter: Alket Rizai kërkesë gjykatës për t’u liruar nga burgu, dy herë i dënuar me burgim të përjetshëm

Tentoi të arratisej dy herë me helikopter: Alket Rizai kërkesë gjykatës për t’u liruar nga burgu, dy herë i dënuar me burgim të përjetshëm

Lajme
Arrestohet një person për shtytje në vetëvrasje, lidhur me vdekjen e dyshimtë në Lakrishtë

Arrestohet një person për shtytje në vetëvrasje, lidhur me vdekjen e dyshimtë në Lakrishtë

Lajme
Kërkohet burgimi i babait e gjyshes në Berat, detyruan djalin të postojë video banale

Kërkohet burgimi i babait e gjyshes në Berat, detyruan djalin të postojë video banale

Lajme
Hetimet për Koçanin, Ambasadori Kuqi: Policia ka bastisur shtëpinë time në Shkup, unë nuk kam asgjë për të fshehur

Hetimet për Koçanin, Ambasadori Kuqi: Policia ka bastisur shtëpinë time në Shkup, unë nuk kam asgjë për të fshehur

Lajme
Pikë-kalim i përbashkët kufitar Hani i Elezit - Bllacë, Kurti: Është më shumë se infrastrukturë

Pikë-kalim i përbashkët kufitar Hani i Elezit - Bllacë, Kurti: Është më shumë se infrastrukturë

Lajme
Kalo në kategori