Filmi paraqet funksionimin e mafisë shqiptare në Evropë, ndërsa Kryeziu personifikon njërin ndër shqiptarët e përfshirë në rrethet e mafisë.

Në një intervistë për Flladin në KTV, Kryeziu ka thënë se për të ka qenë sfidë ndërtimi i rolit në dy gjuhë: atë flamane dhe shqipe.

Filmi është kooproduksion belgo-holandez dhe në të luajnë edhe aktorë të tjerë shqiptarë, si: Çun Lajçi, Safete Rogova, Kushtrim Sheremeti, etj.

“Dosja K” është një projekt i cili do të kushtojë rreth 5 milionë euro dhe është një film me pretendime për t’u prezantuar në festivalet më prestigjioze të filmit si ai i Kanës dhe i Berlinit. /ktv/