Gjykata e Apelit e Kosovës ka aprovuar kërkesën e kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, për shtyrje të ekzekutimit të dënimit.
Gjykata Themelore në Prishtinë kishte vendosur një dënim me burg efektiv prej nëntë muajsh për kryetarin e FFK-së, Agim Ademi.
Fillimi i vuajtjes së dënimit ishte pikërisht me datë 18 qershor të këtij viti, por Gjykata e Apelit ka aprovuar kërkesën e Ademit për shtyrje të ekzekutimit të dënimit.
Gjykata e Apelit ka vendosur që të dënuarit t’i lejohet shtyrja e ekzekutimit të dënimit me burg me kohëzgjatje prej tre muajsh.
Komunikata e lëshuar nga Gjykata e Apelit
Të dënuarit A.A. i aprovohet ankesa për shtyrje të ekzekutimit të dënimit
Prishtinë, 19.06.2020 – Gjykata e Apelit, e ka aprovuar si të bazuar ankesën e të dënuarit A.A. kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë ED.nr.267/2020, të datës 15.06.2020. Aktvendimi në fjalë është ndryshuar, të dënuarit i është lejuar shtyrja e ekzekutimit të dënimit me burg në kohëzgjatje prej 3 (tre) muajsh.
- A. më aktgjykim të formës së prerë, është shpallur fajtor për shkak të veprës penale “Detyrimi në tentativë” nga neni 267 par.2 lidhur me par.1 e lidhur me nenin 20 dhe 23 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dhe është gjykuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 9 (nëntë) muajve, në të cilin dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 12.09.2012 deri më datë 02.11.2012.
Gjykata e Apelit, pas vlerësimit të pretendimeve ankimore si dhe të gjithë dokumentacionit mjekësor të paraqitur nga i dënuari, gjeti se ai është pranuar në ekzaminim në një Klinikë Emergjente, për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore, si dhe atij i është rekomanduar të pushojë, e pastaj të vazhdojë trajtimin e mëtejmë në institucionin në të cilin paraprakisht është trajtuar dhe ka historinë personale për sëmundjen.
Më këtë Gjykata konsideron se i dënuari ka nevojë për kujdes të shtuar shëndetësor, duke e plotësuar kështu kushtin për shtyrje të ekzekutimit të dënimit konform nenit 20 par.1 pika 1.1 të LESP-së, i cili nen përcakton se “ekzekutimi i dënimit me burgim mund të shtyhet me lutje të personit të dënuar, deri në shërimin e sëmundjes, nëse personi i dënuar vuan nga një sëmundje e rëndë akute”. Kjo edhe për faktin se siç është e ditur, Kosova tash e sa kohë po përballët me pandeminë Covid 19, pandemi kjo e cila sipas eksperteve shëndetësor, në masë të madhe atakon ata që kanë sëmundje tjera përcjellëse. Prandaj Gjykata e Apelit, konsideron së dërgimi i tij, në vuajtje të dënimit, në këto kushte dhe rrethana, do të paraqiste rrezik për shëndetin e të dënuarit, si pasoj e pamundësisë për trajtimit adekuat shëndetësor dhe rrezikut për infektim nga personat e tjerë, më çka do të cenoheshin ndjeshëm të drejtat e tij, të proklamuara më ligj.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Besimi i klubit ndaj lojtarit i rëndësishëm” – Kalulu tregon dallimin mes Juventusit dhe Milanit
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i kërkuar mbetet problem
Zyrtare: Guardiola i qëndron besnik Man Cityt, vazhdon kontratën me kampionët anglez
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar
Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë
As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë
"Besimi i klubit ndaj lojtarit i rëndësishëm" - Kalulu tregon dallimin mes Juventusit dhe Milanit
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i kërkuar mbetet problem
“Nuk ishte për një klub të madh” - ish skauti i Barcelonës tregon se pse nuk e rekomandoi blerjen e Tchouamenit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje