Qyteti i Vlorës ka hapur zyrtarisht sezonin turistik-veror 2021.
Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, në një intervistë për Telegrafin, ka vlerësuar lartë kontributin e shqiptarëve të Kosovës gjatë vitit të kaluar, duke zgjedhur që pushimet e tyre verore t’i kryejnë në Shqipëri.
“Sigurisht unë mund të them që suksesi i përbashkët i vitit që shkoi, që i dedikohet në një farë mënyre shqiptarëve të Kosovës, unë jam i bindur që do të jetë i shoqëruar me një sukses të ri këtë sezon turistik që presim të vitit 2021”, ka thënë Dritan Leli.
Tutje, ai tregoi se pas një viti të vështirë, janë marrë masat e sigurisë që pushuesit të jenë sa më larg që të munden nga rreziku i infektimit me virusion COVID-19.
“Kemi pasur vjet pavarësisht vështirësive të pandemisë shumë vizitorë nga Kosova, shumë vizitorë nga të gjithë trevat shqiptare dhe jemi duke pritur që falë përmirësimit të situatës COVID-19 në territorin e Shqipërisë falë luftës së jashtëzakonshme që ka bërë Qeveria Shqiptare dhe Ministria e Shëndetësisë për vaksinimin e popullatës, të kemi një sezon të mbarë, një sezon mikpritës dhe shpresoj që ditë pas dite të përmirësohen ato rregullat e forta që ka pasur për parandalimin e përhapjes së COVID-19, në muajt në vazhdim ngelem shpresëplotë që do të kemi një sezon t֝ suksesshëm turistik në këtë vend”, ka thënë për Kryetari i Vlorës për Telegrafin.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2021/05/hapja.jpg)
I njëjti gjithashtu ka zbuluar se investime në Vlorë kanë qenë të shumta sivjet, si nga investitorët privatë ashtu edhe nga ata publikë.
“Vetëm këtu ku jemi në ‘Kraal Hotel’ që është një nga investimet e reja private. Asnjëherë nuk ka për të munguar kudo ku ka një investim privat pozitiv qasja dhe ofrimi i investimeve publike. Vetëm pak metra nga këtu, do të ketë në muajt në vazhdim fillimin e një projekti të ri të infrastrukturës, që do të ndryshojë me të njëjtin standard si në zonën e errët muzeun pas pavarësisë, edhe në këtë zonën e plazhit të vjetër që quhet në Vlorë, investimet e reja me fusha sporti, basketboll, fusha tenisi, fusha futbolli, një akualent dhe hapësira të tjera rekreacioni me parkime te garantuara për të gjithë ata që do të vizitojnë këtë pjesë, e cila do të lidhet gjithashtu me transformimin e portit të qytetit në një port turistik, në një marinë turistike duke ndryshuare tërësisht konceptin qytetit – nga një qytet me port mallrash në qendër të tij, në një qytet me një atraksion tjetër – që është një marinë turistike në qendër të Vlorës, i shoqëruar me ndryshime të tjera hotelierie dhe njësi te tjera shërbimi qe do te rrethojnë këtë investim të rëndësishëm publik dhe zhvendosje të portit të anijeve të mallrave në drejtim të jashtë zonës së qytetit, është një strategji mendoj e bërë mirë dhe konsolidon të ardhmen turistike të Vlorës”, ka thënë Leli për Telegrafin.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2021/05/190066543_479521390048023_3986853485020906912_n.png)
Një nga zonat më të frekuentuara brenda në qytet është bërë Lagja e Vjetër e Vlorës, e njohur si zona turistike qytetit.
Kryetari i Bashkisë shprehet se Vlora është kujdesur që të ofrojë atraktivitet edhe për adhuruesit e artit, kulturës dhe historisë.
“Zona historike e qytetit ka përfunduar punimet në 50 për qind të saj, dhe do të vazhdojë në muajt në vazhdim për në pjesën tjetër, për të pasur një transformim rrënjësor dhe një destinacion të ri të turizmit, në territorin e Bashkisë Vlorë, janë të gjitha këto paketa turistike që Vlora ofron e cila ka shumë më tepër për të thënë se sa në një intervistë kaq të shkurtër sa kjo, sepse historia e shqiptareve është kaq shumë e lidhur me historinë e Vlorës, dhe vendet ku dikush mund të kalojë një pasdite duke u përballur me historinë, duke e vizituar atë, duke shkuar në destinacione fantastike të natyrës, siç është Parku Kombëtar i Llogorasë, Laguna e Nartës apo Lumi i Vjosës apo Lumi i Vlorës tanimë që përfundimi i investimit të rëndësishëm shkon deri në zonën e Labërisë, në zonën e Tepelenës dhe deri në bregdetin e Himarës dhe Qeparoit, janë të gjitha këto investime një paketë e madhe ofruese për të gjitha ata që do të vijnë në Vlorë, do të zgjedhin Vlorën në ditët në vazhdim, dhe jam i bindur që nuk kanë për t’u zhgënjyer”, ka përfunduar Ditan Leli.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2021/05/187972659_1070905866652467_1227240614323693839_n-e1621786219233.jpg)
Qyteti i Vlorës mbetet ndër qytetet më të frekuentuara nga shqiptarët e Kosovës gjatë verës për pushimet e tyre.
Duket se ky qytet është më gati se kurrë që të mirëpresë shqiptarët për pushime edhe sivjet, në atë që njihet si një prej perlave të rivierës shqiptare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Një person mbajti peng gruan brenda QKUK-së - policia, zjarrfikësit dhe QKUK japin detaje të rastit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/09/lajmi-i-fundit-1-780x439.png)
Një person mbajti peng gruan brenda QKUK-së - policia, zjarrfikësit dhe QKUK japin detaje të rastit
![“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/John-Bolton-780x439.jpg)
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi
![Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T181326.250-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
![A duhet të pastrohet fëmija që është me lijë të ujit – infektolog Krasniqi na e heq dilemën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Valbon-Krasniqi-interviste-foto-Ridvan-Slivova-3-1-e1739517556413-780x439.jpg)
A duhet të pastrohet fëmija që është me lijë të ujit – infektolog Krasniqi na e heq dilemën
![Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/foto-ilustruseee-780x439.jpg)
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim
![Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/04/Erion-Veliaj-780x439.jpg)
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-80-780x439.jpg)
Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina
![Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-8-780x439.jpg)
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë
![Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T181326.250-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
![“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/John-Bolton-780x439.jpg)
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi
![Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/231231231213231231-780x439-1.jpg)
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë
![Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/foto-ilustruseee-780x439.jpg)
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim