Kryetari i ri i Kuvendit të RMV-së: Duhet ta përmirësojmë kulturën politike, jam i gatshëm për bashkëpunim me të gjitha partitë

Kryetari i ri i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Afrim Gashi, është shprehur i gatshëm për bashkëpunim me të gjitha partitë politike në vend.
Në një prononcim për Radio Dukagjinin, Gashi ka theksuar se është e rëndësishme të përmirësohet kultura politike në vend.
Ai ka shprehur vullnetin e tij për të krijuar raporte të mira me eksponentë të të gjitha partive politike, duke përfshirë edhe BDI-në.
Si kryetar i Kuvendit, Gashi ka potencuar detyrën e tij për të bashkëpunuar ngushtë me të gjitha partitë, duke u përpjekur që Kuvendi të ndihet si i veti për secilin prej tyre, pavarësisht nëse janë në opozitë.
Gashi ka shprehur dëshirën për të kultivuar frymën e bashkëpunimit ndërpartiak për të krijuar një atmosferë më të mirë politike për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.
“Duhet ta përmirësojmë kulturën politike në vend. Jam munduar që të kem raporte shumë pozitive me eksponentë të të gjitha partive politike edhe me të BDI-së, tash si kryetar Kuvendi e kam edhe obligim por mbi të gjitha e kam vullnet që të bashkëpunoj shumë ngushtë me ta, do të jem shumë i hapur. Kuvendin dua t’ua ofroj atyre që ta ndjejnë si të vetin dhe secila parti ta ndjejë ashtu pavarësisht se do të jenë pjesë e opozitës, është detyrë e imja që si kryetar i Kuvendit që të gjithë deputetët ta ndjejnë parlamentin të barabartë. Do të kisha dashur bashkëpunim shumë të mirë me ta dhe dora ime është e shtrirë për bashkëpunim. Ne mund të kemi dallime ideologjike, partiake e kështu me radhë por mbi të gjitha jemi shqiptarë, kemi shumë gjëra të përbashkëta dhe gjithmonë kur kemi pasur qëllime të përbashkëta si çështja e integrimit të vendit në NATO, avancimi i gjuhës shqipe, gjithmonë kemi qenë të gjitha partitë politike shqiptare bashkë prandaj mendoj se dua ta kultivoj këtë frymë, dua ta ngrisë këtë në një nivel edhe më të lartë për shkak se mendoj që është në shëndetin e mirë politik brenda shqiptare që ne të krijojmë raporte të mira mes vete”, u shpreh ai.
Mbajtja e këtij posti për Gashin është një privilegj, por mbi të gjitha një përgjegjësi e madhe.
Derisa Maqedonia e Veriut njihet si një shtet multietnik, i përbërë nga disa komunitete, sipas Gashit kjo e bën demokracinë e vendit të ndjeshme dhe të nevojshme për kujdes të veçantë.
“Të qenit e kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut është privilegj por mbi të gjitha është përgjegjësi shumë e madhe. E dini që është një shtet multietnik i përbërë prej disa komuniteteve… është një demokraci pak më fragjile dhe duhet të ndërtohet me shumë kujdes. Që atëherë nuk ka pasur kryetar të parlamentit shqiptar prej fillimit të demokracisë… unë e kam marrë me përkushtim dhe devotshmëri këtë punë. Uroj që t’ia dalim mbarë dhe suksesshëm në interes të të gjithë qytetarëve, shqiptarëve, shtetit e rajonit”, shtoi ai, përcjell portali Dukagjini.
Kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut, thotë se synimi i tij është të paraqesë një përkushtim të plotë ndaj Kushtetutës, ligjit dhe rregullores së vendit.
Ai thotë se sfida e tij personale është të ndryshojë perceptimin e qytetarëve rreth funksionimit të parlamentit.
“Duhet të punojmë në bazë të Kushtetutës, ligjit dhe rregullores të Maqedonisë së Veriut, ashtu siç e parasheh Kushtetuta, duhet të punojmë ndershëm dhe me legalitet, nga aspekti politik unë dua Kuvendin e Maqedonisë ta ngre në një nivel shumë më të lartë të performancës nga të gjitha dimensionet qoftë nga aspekti ligjvënës, qoftë nga aspekti i mbikëqyrjes së parlamentit mbi qeverinë por edhe hapjes së këtij institucioni ndaj qytetarëve, organizatave joqeveritare dhe ta shndërrojmë parlamentin në një agorë të demokracisë… sfida ime do të ishte që ta ngremë në këtë nivel performancen e kuvendit. Dua ta ruaj dinjitetin e secilit deputet të secilës parti politike, duhet ta përmirësojmë perceptimin se deputetët vijnë ulen në karrige dhe marrin paga pa bërë punë”, tha ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

SPQ “8 Shtatori” do të rikonstruohet dhe për atë do të investohen 12 milionë euro

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë