LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i qytetit polak Gdansk theret me thikë gjatë një koncerti bamirës, e gjithë ngjarja ndodhë para qindra personave (Video, +16)

Kryetari i qytetit polak Gdansk theret me thikë gjatë një koncerti bamirës, e gjithë ngjarja ndodhë para qindra personave (Video, +16)

Gjatë një koncerti bamirës të organizuar në qytetin polak Gdansk, një burrë ka therur me thikë kryetarin e këtij qyteti Pawel Adamowicz, dhe atë në prezencë të qindra qytetarëve që ishin mbledhur për të festuar.

Stefan Meshcezna, 27-vjeç, ishte futur në skenë dhe filloi të bërtiste se pa kurrfarë faji kishte qëndruar i burgosur në kohën kur qeveriste platforma liberale, dhe më pas ka therur me thikë Adamowicz që cilësohet si njëri nga politikanët e shquar të opozitës, transmeton Telegrafi.

Sigurimi që ishte prezent në skenë ka arritur ta “neutralizojë” sulmuesin, kurse më pas ka reaguar policia duke e arrestuar. Me të kuptuar se çfarë ka ndodhur, menjëherë në vendin e ngjarjes u shfaqën autoambulancat për t’i dhënë ndihmë Adamowicz që ka pësuar lëndime në bark.


Sulmi me thikë ndaj politikanit opozitar ka ndodhur në momentet kur nëpër Poloni mbi 120 mijë vullnetarë janë duke mbledhur të holla për të ndihmuar spitalet e fëmijëve, aksion ky që tash e 27 vite organizohet nga rokeri Jezhi Ovsjka. Sulmin e kanë dënuar Kryeministri Mateus Moravjecki dhe ministri i Punëve të Brendshme Joahim Brudinjski.

“Të lutemi për kryetarin e komunës së Gdanskit, Pawel Adamowicz. Jemi me ty”, ka deklaruar ish-bashkëbartiaku i Adamowicz, njëherit ish-kryeministri i Polonisë dhe Presidenti aktual i Këshillit të Evropës, Donald Tusk. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Evropa
Trump thotë lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda javësh, refuzon ta quajë Putinin diktator

Trump thotë lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda javësh, refuzon ta quajë Putinin diktator

Evropa
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Trump dhe Macron zhvillojnë bisedime në Shtëpinë e Bardhë për Ukrainën

Trump dhe Macron zhvillojnë bisedime në Shtëpinë e Bardhë për Ukrainën

Amerika
Kalo në kategori