Agim Aliu, kryetari i Ferizajt, në një intervistë për Telergafin flet për projektet zhvillimore në këtë komunë
Qyteti i Ferizajt gjatë viteve të fundit ka marrë një pamje krejtësisht tjetër pasi që aty janë ndërtuar disa nënkalime e janë realizuar disa projekte infrastrukturore. Drejtuesit e kësaj komune kanë thënë se Ferizaj është transformuar në një qytet evropian.
Kryetari Agim Aliu ka thënë për Telegrafin se sa herë që flitet për Ferizajn, flitet për suksese, për projekte të mëdha, andaj sipas tij transformimi i madh i qytetit ka bërë që shpeshherë ndryshojnë edhe fotografitë e njerëzve që i bëjnë në Ferizaj.
“Sa herë flasim për Ferizajn, flasim për një projekt të madh, sa herë flasim për Ferizajn, flasim për projekte të bukura dhe krejt këto përfundojnë në një epitet të një qyteti, respektivisht komune më të transformuar në Republikën e Kosovës. Pra, ajo që na ka dalluar është se ne kemi pasur guximin të përcjellur me vizionin, këmbëngulësinë për ta transformuar qytetet e Ferizajt, andaj jam shumë i lumtur që kjo përveç që ka ndikuar te qytetarët e Ferizajt, ka ndikuar te bizneset e Ferizajt”, ka thënë Aliu.
Sipas tij, Ferizaj tashmë ka një statistikë krejtësisht tjetër sa i përket aspektit të turizimit me arsyetime se gjithnjë është më i vizituar si rezultat i punës dhe angazhimit institucional.
“Edhe shtetet e rajonit e kanë pjesë të agjendës së tyre që ta vizitojnë periudhën e qeverisjes sonë dhe Ferizajn dhe kjo për shkak të zhvillimit ekonomik, turizmit e të tjera. Si qeverisje kemi qenë mbështetës të vazhdueshëm për bizneset, sepse ju e dini që ne jemi prej komunave të pakta që ne edhe e kemi ulur normën tatimore, që i ka u ra që në këtë vit 2024 deri në 33 për qind të familjeve, po edhe të bizneseve të paguajnë më pak për kontributet e tatimit në pronë, po ashtu shumë nga bizneset janë të liruara nga taksa të ndryshme komunale. Pra, ne jemi në ADN-n e Ferizajt Zhvillimor, në ADN-n e mbështetjes së bizneseve dhe këtu duke shkuar bashkë në një bashkëjetesë kanë bërë që Ferizaj të jetë i transformuar dhe të ketë këto projekte”, ka thënë Aliu.
Aliu shpjegon se kanë zhvilluar një varg projektesh kapitale, teksa javë më parë është përuruar një pjesë e nënkalimit tek stacioni i Policisë, për të vazhduar më tej me pjesën e dytë të këtij projekti.
“Ky është projekt i bukur edhe funksional dhe projekt i sigurisë publike dhe tashmë kemi filluar në fazën e dytë të implementimit, që po ashtu duhet ta transformojë shumë atë zonë që është ndër zona më të transformuara dhe për të zhvilluar komunën e Ferizajt. Por, nuk i kemi lënë anash edhe pjesë të tjera të ndërtimit të kapaciteteve. infrastrukturore në arsim, në sport. Brenda pak ditësh ne do të përurojmë dy shkolla të reja dhe ka shumë projekte të tjera që kemi zhvilluar. Jemi duke transformuar edhe zona të caktuara, të cilat kanë qenë të paprekura në pjesën qendër, në njërën fjalë edhe për rrugën “Besim Rexhepi”, që është e njohur në Ferizaj kah Mikeli, pastaj “Ahmet Kaçikun” tashmë e kemi transformuar, i bashkëngjitet edhe projekti i nënkalimit të ri e po ashtu shumë afër është po ashtu të inaugurohet edhe stacioni i ri i autobusëve”, ka thënë më tej Aliu.
Sipas Aliut finalizimit të projektit të stacionit të autobusëve, do të zhvillohet edhe projekti i trafikut urban, procedurë kjo që është në përfundim e sipër.
“Do të zhvillojmë gjithnjë më shumë trafikun urban, do të shohim se çfarë do të ndodhë me Berzhin, sepse ne kemi kërkuar që edhe Berzhi të jetë mbështetës i projektit tonë për transportin urban. Ka projekte të bukura, por mbi të gjitha funksionale dhe që i shërbejnë qytetarëve të Komunës së Ferizajt dhe më gjerë tashmë, sepse Ferizaj, siç thashë është bërë një epiqendër e vizitës tashmë për shkak të asaj që ne si Qeverisje, si përgjatë këtyre shtatë viteve e kemi transformuar qytetin saqë shpesh ndryshojnë fotografitë e njerëzve që i bëjnë në Ferizaj”, ka thënë Aliu. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Nxënësit e klasës së gjashtë në Davidoc të Shtimes bojkotojnë mësimin shkaku i një nxënësi ”problematik”
KRM “Pastertia” zgjeron zonën e shërbimit edhe në Brezovicë, nënshkruan marrëveshje me MMPHI-në
Komuna e Kaçanikut kërkon bashkëpunim me qytetarët për jetësimin e projektit të fabrikës së ambalazhit të ujit
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
“Më thirri babai i saj” - Driloni thotë se një vajzë e humbi punën për shkak se e ndoqi 24/7 në Big Brother
Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës