LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i FBK-së, Fetahu: Anulimi i këtij sezoni, një vendim i dhimbshëm

Kryetari i FBK-së, Fetahu: Anulimi i këtij sezoni, një vendim i dhimbshëm

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu, ka thënë se vendimi për për anulimin e sezonit të Superligës së Kosovës në basketboll, është vendim i dhimbshëm.

FBK ka anuluar stinorët në Superligën e meshkujve dhe të femrave, duke vendosur të mos shpallë kampionët, pas përhapjes së coronavirusit në vend.

Për garat e tjera do të merret vendim pas një muaji.


“Sot u detyrova që t’ia paraqes Bordit të FBK-së vendimin më të dhimbshëm të këtij mandati – atë të anulimit të garave të Superligave të Kosovës. Në kohë si kjo, kur vendi jonë po përballet me një armik të padukshëm dhe të pabesë, komuniteti i basketbollit dhe më gjerë duhet të tregojë përgjegjësi, unitet dhe solidaritet”.

“Prandaj, pas konsultimeve me të gjitha palët e interesit, dhe pas konstatimit se shëndeti i tifozëve, stafit dhe lojtarëve duhet të jetë prioritet i yni dhe në këtë frymë, Bordi i FBK-së ka vendosur sot njëzëri që të anulojë garat e edicionit 2019/20 në Superligën e Kosovës dhe Superligën e Femrave në basketboll”, ka thënë Fetahu.

Arben Fetahu, kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (Foto: basketbolli.com)

“Për sportin tonë ky vendim është posaçërisht i dhimbshëm, duke qenë se u detyruam ta marrim atë në kulm të një edicioni garues me konkurrencë të fortë, me lojë të paparashikueshme në kuptim të rezultatit dhe në të cilin shikuesit e patën fjalën kryesore, gjë që dëshmohet me mbi 15.000 bileta të shitura gjatë javës së Final 8 të Kupës së Kosovës në Rahovec, me sallat e rimbushura plot anekënd Kosovës dhe me përcjelljen e interesin e shtuar mediatik ndaj sportit tonë të zemrës”.

“Ky rezultat i arritur falë angazhimit të federatës dhe burimeve njerëzore të saj dhe rolit të paçmueshëm të partnerit mediatik të federatës – ArtMotion, i cili me përkushtim të pashoq ka përcjellë veprimtarinë tonë dhe ka përçuar emocionet e terreneve të basketbollit në shtëpitë tuaja, duke kontribuar kësisoj në kthimin e shikueshmërisë në basketbollin e Kosovës. Jemi të vetëdijshëm se skuadrat e Superligave të Kosovës sivjet kanë bërë investime të konsiderueshme dhe kanë shfaqur nivel më të lartë organizativ”, ka thënë ai në ueb faqën e FBK-së. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Serie A
Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

La Liga
Përballja me Benfican dhe një El Clasico në finale të Ligës së Kampionëve - Flick i thotë të gjitha para gazetarëve

Përballja me Benfican dhe një El Clasico në finale të Ligës së Kampionëve - Flick i thotë të gjitha para gazetarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori