Vendos kryesia, seanca e jashtëzakonshme për vizat në orën 16:00

Kryesia e Kuvendit ka vendosur që të mbajë seancën e jashtëzakonshme thirrur nga 42 deputetë nënshkrues lidhur me "dështimet e koalicionit qeverisës", të cilat sipas tyre kulmuan me mosliberalizim të vizave. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.
Seanca është thirrur nga VV dhe LDK pas deklaratave të djeshme të komisionarit Johaness Hahn që i dha në Prishtinë.
"Kuvendi po punon, kjo është pozitive. Besoj do të ketë edhe vendimmarrje", tha Veseli. Për sot ishte paraparë që të mbahet seanca me pikat e mbetura nga seancat e kaluara. /KP/
Nga
Telegrafi
04/12/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals















































