LAJMI I FUNDIT:

Kryesia pa vendim për seancën ku votohet mandati i EULEX-it

Kryesia pa vendim për seancën ku votohet mandati i EULEX-it

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot, nuk është marrë vesh për caktimin e seancës të cilën do të votohet për ose kundër vazhdimit të mandatit të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë.

Edhe pse mandati i EULEX-it përfundon nesër dhe Qeveria e Kosovë javën që shkoi ka marrë vendim që këtij misioni t’i zgjasë mandatit edhe për dy vjet, nga Kryesia nuk kanë treguar se kur do të mbahet seancë për këtë çështje.


Pas mbledhjes së Kryesisë, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli tha se tani për tani është vendosur vetëm për një seance, atë të ditës së enjte, që është lajmëruar si seancë e rregullt.

“Më 16 qershor do të kemi tani për tani mbledhje parlamentare, në të njëjtën kohë Qeveria e Republikës së Kosovës mund të kërkojë mbledhje të jashtëzakonshme”, tha Veseli.

Veseli tha se Kosova ka nevojë për partneritet të vazhdueshëm me Bashkimin Evropian, dhe që besojnë se shumë shpejt do të kenë një vendim për çështjen e vazhdimit të mandatit të EULEX-it.

“Dëshiroj të përçojë mesazh se ne kemi nevojë për partneritetin me Bashkimin Evropian. Çështje të cilat kanë mbetur të finalizohen janë çështje që më tepër kanë për qëllim mbarëvajtjen e këtij partneriteti, mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe komponentës së Bashkimit Evropian, që është komponenta e EULEX-it. Ne besojmë që shumë shpejt do të kemi një vendim I cili do të jetë në pajtueshmëri me palët”, tha kryetari i Kuvendit.

Të premten e kaluar, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për vazhdimin e mandatit të EULEX-it edhe për dy vjet. Sipas kryeministrit Isa Mustafa, kanë mbetur edhe shumë lëndë tjera që ky mision ende nuk i ka përfunduar.

Për vazhdimin e këtij misioni, mandati i të cilit përfundon nesër, vendimin e fundit e merr Kuvendi i Kosovës, i cili duhet të mbajë seancë, ndërsa duhen dy të tretat e deputetëve për votim. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori