LAJMI I FUNDIT:

Kryesia e PD-së voton unanimisht djegien e mandateve

Kryesia e PD-së voton unanimisht djegien e mandateve

Kryesia e Partisë Demokratike ka votuar unanimisht propozimin e kryetarit Lulzim Basha për djegien e mandateve.

Pas mbledhjes, Lulzim Basha foli për mediat, duke thënë se kjo ishte alternativa e fundit e opozitës.

“Djegia e mandateve nuk është qëllim në vetvete. Djegia e mandateve është alternativa e fundit që i është lënë opozitës që të arrijë një qëllim madhor. Të shembë një qeveri të krimit, për krimit dhe nga krimi dhe t’i japim shqiptarëve një qeveri të njerëzve, për njerëzit dhe nga njerëzit”, tha Basha, raporton tch.


Basha ka komentuar edhe deklaratën e Ambasadës Amerikane që i bënte thirrje deputetëve të mos i digjnin mandatet pasi minohej demokracia.

Ai u përgjigj duke cituar një shprehje të ish-Presidentit të SHBA-ve Abraham Lincoln.

“Nuk komentoj kurrë asnjë deklaratë të përfaqësive të huaja në Tiranë por dua t’ua them qartë dhe shkoqur se për mua dhe PD-në nuk ka frymëzim më të madh se SHBA dhe demokracia amerikane. Në veçanti veçoj Presidentin Lincoln dhe dua ta citoj ‘se ky komb nën zot do ketë lindje të re, qeverisja e njerëzve nga njerëzit për njerëzit nuk do të zhduket nga ky dhe’”, tha Basha.

Në trend Lajme

Më shumë

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Lajme
Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

Lajme

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Lajme
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Kalo në kategori