Komuna e Prishtinës pritet të rishpallë konkurs për sheshin monumental për komandantin legjendar, Adem Jashari, pasi në konkursin e parë nuk u përzgjodh asnjë projekt fitues. Opozita kritikon Komunën për vonesa të paarsyeshme.
As në përvjetorin e 17-të të pavarësisë së Kosovës, kryeqyteti nuk arriti të bëhet me shtatoren e komandantit legjendar, Adem Jashari.
Vitin e kaluar, ishte shpallur konkurs për sheshin monumental për komandantin legjendar.
Nga ky konkurs u para kualifikuan pesë projekte si më të mirat, të cilat më pas u nxorën për një javë rresht në ekspozitë. Në një konferencë në janarin e sivjetmë kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, sqaroi për RTK se familja nuk e parë asnjë projekt që meriton të ec përpara, andaj tha se konkursi pritet të rihapet.
Konkursi pritet të shpallet përsëri në muajin tjetër, konfirmoi drejtori i Transformimit në Prishtinë, Gëzim Kastrati. Ndër të tjera ai foli edhe për lokacionin.
“Tashmë edhe kemi përcaktuar një lokacion në mes të Kuvendit dhe pjesës historike të qytetit të Prishtinës që është i paraparë nënkalimi dhe ajo pjesë komlet do të quhet sheshi “Adem Jashari”. Ky konkurs pritet të hapet shpejt, muajin tjetër, e të kemi përsëri një konkurs ndërkombëtar. Shpresoj që tani do të dakordohemi edhe me familjen e do ta kemi një ide të pranueshme për sheshin dhe shtatoren e komandantit legjendar”, tha Kastrati.
Nga Vetëvendosje në Prishtinë, thonë se vonesat janë të paarsyeshme.
“Komuna e Prishtinës i ka pasur në dispozicion të gjitha mjetet, e ka pasur vendimin e Kuvendt, i ka pasur mjetet financiare në dispozicion mjaftueshëm. Është votuar dy herë së paku buxhet që brenda tij e ka pasur të ndarë pjesën për shtatoren e heroit legjendar. Ka pasur mundësi e njëjta të kalohet vitin e kaluar, të del thirrja tjetër, të mirret projekti tjetër që do të ishte i pranueshëm e shtatorja duhej të ndërtohej tashmë”, tha Feim Osmani, asamblist i LVV-së në Prishtinë.
Komuna kishte planifikuar se sheshi do të shërbejë jo vetëm si një simbol i sakrificës së madhe, por edhe si një vend ku brezat e sotëm dhe të ardhshëm mund të mësojnë një prej kapitujve më të rëndësishëm në historinë e kombit tonë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Prona komunale e Fushë Kosovës në vlerë 81 mijë euro ishte në pronësi private në gjeoportal për tri vjet

Ish-kongresisti DioGuardi dhuron bibliotekën e tij personale për Bibliotekën Presidenciale “Ibrahim Rugova”

Shembje dheu në Veternik të Prishtinës, ndërhyjnë zjarrfikësit

Krenaria e serbëve turpërohet nga kundërshtari, nokautohet brutalisht

Lufta për finalistin e dytë: Rozana zgjedh që në televotim për finale të shkojnë Egli dhe Laerti

Paralajmëron kryeministri britanik: Bota ka mbaruar, nuk udhëhiqet më nga rregullat

Rozana Radi shkon në finalen e Big Brother VIP Albania 4

Rrëfimi tronditës i Laertit: Heshta për 42 vite, u abuzova seksualisht në moshën nëntë vjeçare

Gjermania konsideron tërheqjen e rezervave të arit nga SHBA: Duhet ta kthejmë, vlen 113 miliardë euro

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Krenaria e serbëve turpërohet nga kundërshtari, nokautohet brutalisht

Fabrizio Romano zbulon transferimin që e ka shokuar deri më tani: Gjithçka ishte e kryer

Vserlo e pranon se ka xhiruar filma për të rritur

Evakuohet parlamenti kanadez, policia: Qëndroni larg, mos iu afroni zonës

Gjermania konsideron tërheqjen e rezervave të arit nga SHBA: Duhet ta kthejmë, vlen 113 miliardë euro

Paralajmëron kryeministri britanik: Bota ka mbaruar, nuk udhëhiqet më nga rregullat