Prokuroria Themelore e Pejës ka thënë se është herët të dilet në konkludime se dy të rinj serbë kanë mundur ta helmojnë ujin, nga i cili dyshohet se u helmuan qindra qytetarë të Komunës së Deçanit.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Pejës, Agim Kurmehaj tha se për rastin e Deçanit ka angazhuar dy prokurorë të cilët janë duke e trajtuar çështjen në mënyrë që të zbardhet e gjitha.
“Menjëherë me marrjen e informatave me rastin në Deçan, unë kam angazhuar dy prokurorë të cilët intensivisht janë marrë me këtë çështje dhe kanë qenë në kontakte të drejtpërdrejta të cilat merren me ndriçimin dhe zbardhjen e këtij rasti. Jemi duke punuar intensivisht dhe jemi kryesisht tu u marrë se a ka dyshime te faktori njeri që ka mundur të shkaktojë këtë pasojë. Por në këtë fazë nuk mund të dalim me konkludime të qarta, t’i paraprijmë disa konkludimeve. Por edhe për këtë çështje shumë shpejt do të prononcohemi”, tregoi Kurmehaj.
Ndërsa ai foli edhe për dyshimet se dy shtetas serbë kanë mundur jenë të përfshirë në gjithë situatën e krijuar në Deçan që nga e shtuna. Kurmehaj në konferencën për media tha se meqë ende nuk janë lajmëruar për këtë, ata kanë kërkuar nga Policia në Deçan që të përpilojnë një raport.
“Sa i përket dy qytetarëve të nacionalitetit serb,, sot kam kërkuar nga Policia e Deçanit që të përpiloj një raport urgjent që do të më njoftojnë për këtë dhe ne më pas do të merremi me veprime të nevojshëm në atë drejtim. Edhe për këtë çështje iu njoftojmë me kohë”, potencoi Kurmehaj.
Për dy të rinj serbë të cilët muajin e kaluar kishin vizituar një restorant në Hulaj të Deçanit, policia ishte njoftuar edhe përmes pamjeve të kamerave të sigurisë. Për pronarin qysh ditën kur kishte parë ata me veturë dhe targa të Novisadit, kanë qenë të dyshimtë. Madje thotë se më 28 korrik kishte njoftuar Policinë e Deçanit.
Derisa ende nuk dihet se cili është shkaktari i helmimit të mbi 1500 banorëve nga Deçani, presidenti i Serbisë ka deklaruar se ka njohuri për serbët të cilët janë kapur nga kamerat e sigurisë.
Aleksandër Vuçiq ka treguar edhe me çfarë veture kanë lëvizur dhe sa larg burimit të ujit ishin.kp/Telegrafi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dashnor Sula tërheq emrin nga lista e Nisma “Shqipëria Bëhet”, zbardhet arsyeja

Gashi: Qytetarët nuk janë të kënaqur me diskursin politik dhe kulturën politike në Kuvend

Mickoski: Gjykatësit me mosbesim të votuar të dorëhiqen e të mos çojnë inat, ndryshe populli do të protestojë

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës