LAJMI I FUNDIT:

Kryen grabitje të armatosur në një market në Prizren, ngritët aktakuzë ndaj katër personave

Kryen grabitje të armatosur në një market në Prizren, ngritët aktakuzë ndaj katër personave
Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër katër të pandehurve.

Sipas njoftimit për media bëhet e ditur se S.K., D.S., G.P., dhe L.B., të cilët nga data 15.07.2022 gjenden në paraburgim, dyshohet se të njëjtit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale
“Grabitja” dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

“Sipas aktakuzës, me datë 12.06.2022 rreth orës 21:35, në afërsi të rrugës së Nashecit në Prizren, në një market, të pandehurit në bashkëkryerje, me armë dhe me përdorim të forcës dhe kanosjes serioze për të sulmuar jetën apo trupin e të dëmtuarës – punëtores Y.B., përvetësojnë kundërligjshëm dobinë pasurore të G.B., në atë mënyrë që i pandehuri L.B., hyn në market për të kontrolluar sigurinë e lokalit dhe blen “Orbit”, dhe pas tij hyn i pandehuri S.K., i maskuar dhe me dorëza të bardha, ia drejton në kokë pistoletën të dëmtuarës – punëtores Y.B., dhe e kërcënon, derisa i pandehuri G.P., shkon tek arka dhe nga aty merr gjashtëqind (600) euro të pazarit ditor, ndërsa, të pandehurit D.S., dhe L.B., bëjnë sigurinë e marketit nga jashtë, dhe pasi marrin paratë, largohen nga vendi i ngjarjes dhe së bashku ikin në drejtim të rrugës “Bajram Curri””, thuhet në njoftim.


Me këto veprime, të akuzuarit kanë përmbushur elementet e veprës penale “Grabitja” sipas KPRK-së.

Po ashtu, i pandehuri D.S., akuzohet për veprën penale “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 të KPRK-së, pasi që me datë 15.07.2022 në ora 16:40 minuta, në fshatin Dobrushtë – Komuna e Prizrenit, pas një bastisje të kryer në shtëpinë e tij, është gjetur se posedon pa leje një pistoletë – armë zjarri, në kundërshtim me ligjin e zbatushëm për armët.

“Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprat penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori