LAJMI I FUNDIT:

Kryeministrja italiane e përshkruan propozimin rus për paqen në Ukrainë si “propagandë”

Kryeministrja italiane e përshkruan propozimin rus për paqen në Ukrainë si “propagandë”

Kryeministrja e Italisë e përshkroi propozimin e presidentit rus, Vladimir Putin, për paqen në Ukrainë si “propagandë”.

“Unë besoj se kjo ka të bëjë më shumë me propagandën sesa një propozim të vërtetë dhe të shëndoshë për negociata”, tha Giorgia Meloni në një konferencë shtypi për të shënuar mbylljen e samitit të G7 të mbajtur në qytetin juglindor të Italisë, Borgo Egnazia.

Ajo theksoi rëndësinë që Ukraina të ruajë integritetin e saj territorial.


Bëhet e ditur se Putin i ofroi Ukrainës paqen me katër kushte: Ukraina të tërheqë trupat e saj nga rajonet Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia, të pajtohet me përfitimet territoriale të Rusisë, të konfirmojë statusin e saj neutral dhe të anulojë të gjitha sanksionet anti-ruse nga Perëndimi, shkruan AA, përcjell Telegrafi.

Si Ukraina ashtu edhe Perëndimi e hodhën poshtë propozimin si “jorealist”.

Ndërkohë, udhëheqësit e vendeve të G7 – përkatësisht SHBA-ja, Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Italia, Kanadaja, Japonia dhe Bashkimi Evropian, nisën një samit tre-ditor në qytetin Borgo Egnazia të Italisë.

Udhëheqës të tjerë botërorë të ftuar nga Italia morën pjesë gjithashtu në samit, duke përfshirë presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministrin indian, Narendra Modi.

Meloni u zotua gjithashtu për përpjekje të vazhdueshme për të gjetur një zgjidhje për konfliktin në Lindjen e Mesme.

“Tani ajo që duhet të bëjmë është të punojmë për paqen dhe kjo është pikërisht ajo që po bëjmë. Dhe për të punuar për paqen duhet të dialogojmë dhe duhet të njohim të drejtën e Izraelit për të qenë i sigurt dhe për të jetuar në paqe, dhe të drejtën e palestinezëve për të pasur shtetin e tyre”, vuri në dukje kryeministrja. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Mali i Zi
Britania e Madhe do të shpallë paketën më të madhe të sanksioneve kundër Rusisë

Britania e Madhe do të shpallë paketën më të madhe të sanksioneve kundër Rusisë

Botë
A është Gjermania në prag të një kthese politike?

A është Gjermania në prag të një kthese politike?

Evropa
Presidenti i partisë së ekstremit të djathtë në Francë anuloi paraqitjen në një konferencë në Uashington pasi ish-këshilltari i Trump bëri një përshëndetje naziste

Presidenti i partisë së ekstremit të djathtë në Francë anuloi paraqitjen në një konferencë në Uashington pasi ish-këshilltari i Trump bëri një përshëndetje naziste

Amerika
Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Botë
Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Botë
Kalo në kategori