LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri malazez, Dushko Markoviq sot takon Thaçin e Veselin

Kryeministri malazez, Dushko Markoviq sot takon Thaçin e Veselin

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq do të vazhdojë edhe sot vizitën e tij në Kosovë.

Markoviq në ditën e dytë të vizitës së tij në Prishtinë do të takohet me presidentin e vendit, Hashim Thaçi dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli.

Kryeministri malazez një ditë më parë, pas takimit me kryeministrin Ramush Haradinaj tha se në takim është biseduar lidhur me çështjen e demarkacionit.


“Dy kryeministra dhe dy Qeveri duhet të bisedojnë edhe për këtë çështje që është e rëndësishme për të dyja vendet. Ky proces, kur është në pyetje Mali i Zi, kaherë është kryer me ratifikim të marrëveshjes në Kuvend, por të njëjtën nuk e ka bërë Kosova. Mali i Zi dëshiron si një vend fqinj  mire dhe mik që kjo çështje të zgjidhet. Ne nuk duan që tani disa dallime që kemi t’i shndërrojmë në problem. Kemi biseduar me qëllimin më të mirë dhe si miq të mirë që në vazhdim të dialogut të gjejmë mënyrë për ratifikimin e marrëveshjes dhe Kosova të fitojë një rast të mirë, kur është në pyetje integrimi Evropian”, tha Markoviq. /Telegrafi/