Site icon Telegrafi

Kryeministri Kurti politikani më i pëlqyer, presidentja Osmani radhitet e katërta

Instituti i Prishtinës për Studime të Opinionit Publik (PIPOS) një vit pas zgjedhjeve parlamentare, ka publikuar hulumtimin e opinionit publik lidhur me atë se cili është politikani më i pëlqyer në Kosovë.

Kryeministri Albin Kurti është politikani më i pëlqyer i zgjedhur nga 28.9% të qytetarëve të anketuar në hulimtimin e PIPOS, të publikuar nga Klan Kosova.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku është i dyti me 18.6%, ndërsa kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi i treti me 13.3%.

Presidentja Vjosa Osmani është zgjedhur nga 7.3%, Ramush Haradinaj 6.2%, Fatmir Limaj me 1.5%, Behgjet Pacolli me 0.5%.

9.1% e të anketuarve mendojnë se dikush tjetër është politikani më i pëlqyer dhe jo të mësipërmit, 8.7% mendojnë se është dikush tjetër dhe jo nga emrat e lartpërmendur ndërsa 5.9% kanë refuzuar të përgjigjen.

Lexo po ashtu PIPOS: Nëse do të mbaheshin zgjedhjet sot, VV do të fitonte me 34.7% të votave

Sipas matjeve të opinionit publik nga PIPOS, nëse do të mbaheshin zgjedhjet parlamentare sot, Vetëvendosje do të fitonte me 34.7%. Më pas vjen LDK-ja me 24.10%, PDK-ja me 21.3%, AAK me 7.70%, ndërsa 7.50% nuk do të kishin votuar.

Exit mobile version