LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri i Kroacisë flet për situatën në veri, tregon se si e sheh qëndrimin e Kosovës në raport me Serbinë

Kryeministri i Kroacisë flet për situatën në veri, tregon se si e sheh qëndrimin e Kosovës në raport me Serbinë

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, gjatë një përgjigjeje në një pyetje rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë ka thënë fillimisht se dëshirojnë të shohin stabilitet dhe zgjidhje të shpejtë të situatës në veri të Kosovës, ku u plagosën disa pjesëtarë të KFOR-it.

“E dyta është se jemi të vetëdijshëm për situatën delikate. Mënyra se si unë e kuptova në disa aspekte qëndrimin e lidershipit të Kosovës në raport me Beogradin, apo me Serbinë në përgjithësi, do ta përmbledh në tri fjalë: kërkim falje për agresionin e Millosheviqit, njohje, dhe pastaj normalizim”, ka thënë Plenkoviq, përcjell Telegrafi.

Plenkoviq: Nëse një lider serb e njeh Kosovën, karriera e tij politike përfundon
Lexo po ashtu Plenkoviq: Nëse një lider serb e njeh Kosovën, karriera e tij politike përfundon

Në të njëjtën kohë, ka shtuar ai, cilido lider politik në Serbi që do e njohë Kosovën, nuk do të ketë shumë perspektivë karriere në politikë atje andaj edhe kjo e bën zgjidhjen shumë të komplikuar.


“The Guardian”: Britanikët të shqetësuar për ndëshkimet e SHBA-së dhe BE-së ndaj Kosovës
Lexo po ashtu “The Guardian”: Britanikët të shqetësuar për ndëshkimet e SHBA-së dhe BE-së ndaj Kosovës

Deklaratat e tij të fundit, kryeministri kroat i ka dhënë në Forumim “Globsec 2023” në Bratisllavë të Sllovakisë.

Dhe deklaratat e tij vijnë pasi protestuesit me maska e edhe ata pa maska kanë ushtruar dhunë ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve.

Ata kanë hedhur gjësende të ndryshme në drejtim të paqeruajtësve, derisa kanë dëmtuar vetura të mediave.

“Pra, ajo që duhet të bëjmë është të lehtësojmë bisedimet, të qetësojmë situatën menjëherë dhe të gjejmë zgjidhje se si pjesa veriore e Kosovës, ku serbët janë shumicë, të cilët bojkotuan zgjedhjet kohët e fundit, mund të marrin pjesë në procesin demokratik. Kjo është thelbësore, pa pjesëmarrje në procesin demokratik nuk do të dërgoni sinjale të ndërtimit të besimit dhe bashkëjetesës në një pjesë shumë të vogël të vendit”, ka thënë më tej kryeministri kroat. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori