Luigi Soreca, kreu delegacionit të BE-së, në Tiranë, e shikon progres-raportin e komisionit Evropian, si një tjetër gur kilometrik, por për të ecur përpara duhet që të gjitha partitë të jenë të bashkuara për integrimin.
“Shqipëria ka arritur progres të rëndësishëm në fushat e përcaktuara nga Këshilli. KE i rekomandon këshillit që të çelen negociatat tani dhe pa kurrë-farë kushtëzimi. Vettingu ka ecur përpara duke nxjerrë më shumë se 140 vendime. Vendimi i KE-së është mbështetur në përparimin që i duhet një shteti për të çelur negociatat. Shqipëria duhet të vijojë që të luftojë krimin dhe nevoja për një konsensus kombëtar për integrimin duke tejkaluar polarizimin, për të treguar vullnet politik. Shqipëria ka ndërmarrë reforma të pa precedent. Ka ende shumë reforma për t’u bërë, por Shqipëria është gati për hapat e tjera”, u shpreh Luigi Soreca, raporton tch.
Kryeministri Edi Rama, e quajti Komisionin Evropian një makineri ferri, ndërsa progres-raportin, si një qëndrim objektiv, teknik të arritjeve të Shqipërisë.
Kryeministri Edi Rama u shpreh, “ Për ne nuk ka qenë një surprizë sepse kemi bërë me përpikmëri detyrat e shtëpisë! Ky është një progres-raport bazuar në fakte.”
Pa eufori për këtë rekomandim, kryeministri, si çelës të suksesit, shikon reformën në drejtësi.
Gatishmërisë së presidentit Ilir Meta, për një dekret shtyrës së datës së zgjedhjeve, i pari socialistëve i dha argument-at e refuzimit.
“Shumica PS, nuk ka asnjë pëlqim lidhur me asnjë diskutim, për shtyrjen e datës së zgjedhjeve, të prerë dhe të qartë në 30 qershor, nuk është çështja kush do të fitojë, por duhet të fitojë Shqipëria institucionale, nuk mund t’i nënshtrohet agjendave partiake të kujtdo qoftë. Nuk kemi datë për të negociuar dhe nuk kemi Kushtetutë për të anashkaluar”, tha në fjalën e tij kryeministri i vendit.
Pasi ka përdorur një epitet të ri për PD, kryeministri e bëri bashkëpërgjegjëse për suksesin apo dështimin në testin e këshillit të ministrave të BE-së.
“Me ndihmën e opozitës rrugore mund t’ia dalim. Nëse nuk do të kisha dyshime, në lidhje me perceptimin e lëvizjes rrugore të opozitës, do të thoja se Shqipërisë do t’i hapeshin 100% negociatat. Nëse opozita do t’i jepte një shans Shqipërisë. I vetmi element i panjohur është opozita e Shqipërisë”, shtoi gjithashtu Rama.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në ‘mbrojtje’ të Vuçiqit

Rexhep Memedi: Fëmija që u helmua nga barërat është në gjendje të qëndrueshme

Walker: Thaçi, Veseli e të tjerët po mbahen në Hagë padrejtësisht, nuk ma mundësuan t’i takoj

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi