Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj të martën e ka emëruar zyrtarisht  Ekrem Mustafën në pozitën e ministrit të Punëve të Brendshme (MPB).


Mustafa është vendosur në këtë pozitë pasi që ish-ministri i MPB-së, Bejtush Gashi është liruar nga detyra.

Ky dikaster i Qeverisë së Kosovës i takon Aleancës për Kosovë të Re (AKR), parti e cila për një periudhe prej 6 muajsh ka ndërruar tre ministra, duke filluar me Flamur Sefajn, Bejtush Gashin dhe për ta zyrtarizuar në fund Ekrem Mustafën. /Telegrafi/

aaa