LAJMI I FUNDIT:

Kruarje, lëkurë e skuqur, e thatë… ‘Fajin’ mund ta kenë këto pije dhe ushqime

Kruarje, lëkurë e skuqur, e thatë… ‘Fajin’ mund ta kenë këto pije dhe ushqime

Të gjitha këto shenja apo ndjesi në lëkurë, ndonjëherë nuk kalojnë pa trajtime mjekësore apo produkte hidratuese

Mjekët thotë se ndikim nuk ka vetëm moti i ftohtë dhe temperaturat e ulëta, por edhe ushqimet e pijet që konsumoni.

“Moti i ftohtë jashtë dhe nxehtësia në ambiente të mbyllura mund të heqin lagështinë nga lëkura juaj, duke çuar në dehidratim,” thotë dermatologia Whitney Bowe.


Nëse keni lëkurë të thatë për shkak të gjenetikës ose problemeve të ndryshme shëndetësore, kjo mund ta bëj më të ndjeshme lëkurën ndaj dehidratimit në dimër.

Por, vëmendje! Jo vetëm temperaturat, por edhe ushqimet dhe pijet e ndryshme kanë ndikim në këtë gjendje.

Kafeina

Pijet si kafeja, çaji, pijet me gaz dhe ato energjike në përgjithësi kanë kafeinë. Por, nëse konsumoni kafeinë vonë në mesnatë, kjo mund të ndikojë në cilësinë e gjumit tuaj, gjë që çon edhe në dehidratim të lëkurës.

Alkooli

Alkooli është diuretik që ju bën të humbisni ujë duke urinuar. Sasitë e tepërta mund të kontribuojnë në dehidratimin e përgjithshëm, duke përfshirë edhe lëkurën. Alkooli njëherësh zbraz edhe antioksidantët natyralë, duke e bërë lëkurën më të ndjeshme ndaj faktorëve të tillë si pluhuri apo rrezet e diellit.

Produktet e kuzhinës që kurojnë tharjen e lëkurës gjatë dimrit
Lexo po ashtu Produktet e kuzhinës që kurojnë tharjen e lëkurës gjatë dimrit

Kripa

Konsumimi i tepërt i kripës bën që trupi të tërheqë ujin nga qelizat dhe të çojë në dehidratim. Sasitë e larta të natriumit gjenden shpesh në ushqimet e ngrira, ato të konservuarat, sandviçët, salcat etj. Të qenit i vetëdijshëm për sasinë e kripës që hani çdo ditë mund të ndihmojë në tonin dhe elasticitetin e lëkurës tuaj.

Keni vazhdimisht ftohje dhe ju kruhet lëkura? Nutricionistët paralajmërojnë të mos i anashkaloni shenjat
Lexo po ashtu Keni vazhdimisht ftohje dhe ju kruhet lëkura? Nutricionistët paralajmërojnë të mos i anashkaloni shenjat

Sheqeri i shtuar

Nëse konsumoni sasi të madhe sheqeri të shtuar, ju kështu dëmtonin procesin e krijimit dhe ruajtjes së kolagjenit në trup. Sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës, gratë duhet të konsumojnë jo më shumë se gjashtë lugë çaji sheqer në ditë dhe burrat jo më shumë se nëntë lugë çaji. Zëvendësojeni sheqerin me fruta dhe shumë ujë, citon Anabel.

Ushqimet e skuqura

Ushqimet e skuqura në vaj ndikojnë negativisht në lëkurën tonë, sepse ato shkaktojnë inflamacion, i cili ka lidhje edhe me dehidratimin. Kjo e fundit çon gjithashtu në skuqje dhe kruajtje. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Collagen Attivo – Rutina që ju duhet për rini dhe forcë të lëkurës

Collagen Attivo – Rutina që ju duhet për rini dhe forcë të lëkurës

Femra
Nëse keni pika të bardha përreth syve nuk duhet assesi t’i “shtrydhni”: Me këtë metodë mund t’i eliminoni

Nëse keni pika të bardha përreth syve nuk duhet assesi t’i “shtrydhni”: Me këtë metodë mund t’i eliminoni

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Cikli menstrual dy herë në muaj: Shtatë shkaktarët e këtij fenomeni

Cikli menstrual dy herë në muaj: Shtatë shkaktarët e këtij fenomeni

Këshilla dhe arsye
Këto janë mënyrat me të cilat mund të zbuloni nëse keni zgjedhur partnerin e duhur për jetën

Këto janë mënyrat me të cilat mund të zbuloni nëse keni zgjedhur partnerin e duhur për jetën

Në çift
Çfarë ndodh me fëmijët nëse i largoni plotësisht nga ekrani për disa muaj?

Çfarë ndodh me fëmijët nëse i largoni plotësisht nga ekrani për disa muaj?

Këshilla për prindër
Një lidhje e përsosur i ka dy persona të papërsosur që nuk heqin dorë nga njëri-tjetri

Një lidhje e përsosur i ka dy persona të papërsosur që nuk heqin dorë nga njëri-tjetri

Në çift
Kalo në kategori