LAJMI I FUNDIT:

KRU ‘Prishtina’ fillon identifikimin e kyçjeve ilegale në rrjetin e ujësjellësit

KRU ‘Prishtina’ fillon identifikimin e kyçjeve ilegale në rrjetin e ujësjellësit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit, Prishtinë, Fushë Kosovë, Lipjan, Podujevë, Obiliq, Shtime, Drenas dhe Graçanicë se, kjo kompani ka formuar grupe të veçanta për identifikimin dhe kontrollimin e të gjitha zonave të shërbimit, në gjetjen e kyçjeve ilegale në sistemin e rrjetit të ujësjellësit.

Sipas kompanisë, në kuadër të reduktimit të humbjeve të ujit, inspektorët do fillojnë me veprime në terren.

“Në të njëjtën kohë, kërkojmë nga konsumatorët që, të realizojnë pagesa për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit, po ashtu mundësia e lehtë për kryerjen e shërbimeve ende vazhdon, si riprogramimi i borxheve të akumuluara për shërbimet (me këste mujore prej 12-36 muaj) varësisht nga shuma totale e borxhit. Paraprakisht falënderojmë të gjithë konsumatorët që paguajnë rregullisht faturat e ujit, njëkohësisht ftojmë borxhlinjtë që, urgjentisht të paguajnë detyrimet që kanë ndaj KRU ‘Prishtina'”, thuhet në njoftimin e kompanisë. /Telegrafi/