LAJMI I FUNDIT:

KRU ‘Prishtina’ me aksion për shkyçjen e borxhlinjve në Shtime e Lipjan: Nuk ka ujë të pijshëm pa paguar faturat

KRU ‘Prishtina’ me aksion për shkyçjen e borxhlinjve në Shtime e Lipjan: Nuk ka ujë të pijshëm pa paguar faturat

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se të të mërkurës do të zhvilloj aksionin për shkyçjen e borxhlinjve në Shtime dhe Lipjan.

Sipas kompanisë, nuk ka shërbime të pa paguar faturat.

“Nesër 16 gusht 2023, e mërkurë, duke filluar nga ora 10:30 do të kemi aksion të madh me disa ekipe të shkyçjes dhe inspektorë, me fokus konsumatorët që kanë borxhe tejet të mëdha, në Shtime e Lipjan. Në këtë aksion do të asistoj edhe Policia e Kosovës”, njofton kompania.


KRU thotë se borxhi ndaj shërbimeve të ujit është mbi 45 milionë euro.

“Borxhi ndaj shërbimeve të ujit është mbi 45 milionë euro, 40 milionë nga sektori i amvisërisë dhe mbi 5 milionë nga sektori i bizneseve të vogla e të mëdha”, përfundon KRU-ja. /Telegrafi/