13 nga 36 klubet profesioniste në Gjermani po përballen me falimentim këtë sezon për shkak të pandemisë coronavirus dhe kjo do të shihet më qartë në muajt maj dhe qershor.

Këta numra janë komunikuan nga përfaqësuesit e 36 klubeve profesionale që janë të anëtarësuar në DFL dhe të martën e kaluar mbajtën takim përmes videos.


Shtatë klube të Bundesliga 2 përballen me falimentimin në fund të majit, nëse nuk paguhet kësti i fundit nga partnerët media drejt DFL, e kjo e fundit ta bëjë shpërndarjen në klube.

FC Bayern Muenchen v Borussia Dortmund Bundesliga 1585157605

Kësti i fundit nga kontrata e tanishme për media duhet të paguhet në fillim të majit.

Dy klube të tjera në Bundesligën 2- mund të paraqesin falimentim në qershor nëse pagesat nuk realizohen.

klaus gjasula paderborn 19 10 2018 Imago christian schroedter 36717002

Një klub në Bundesliga është në rrezik dhe mund të përmbushë detyrimet vetëm deri në maj.  Tri klube të tjera do të rrezikojnë falimentimit në qershor. /Telegrafi/

telegrafi sport app