LAJMI I FUNDIT:

Kriza politike ka shkatërruar qytetarët e Maqedonisë (Video)

Kriza politike ka shkatërruar qytetarët e Maqedonisë (Video)

Analisti Xhelal Neziri, ekonomisti Arben Halili dhe mjeku i përgjithshëm Liridon Disha në emisionin ‘Fol Tash’ në TV Koha kanë folur për krizën politike dhe ndikimin tek qytetarët, njofton Telegrafi Maqedoni.

Neziri ka thënë në ”Fol Tash” se kriza politike në vend do të përkeqësohet më shumë me mbarimin e mandatit të kryetarëve të komunave. Me këtë segment të ri të krizës, sipas Nezirit, qytetarët do të dëmtohen më shumë dhe kjo do të ndikojë edhe me shfaqjen e pakënaqësive.

Halili ka thënë se biznesi është dëmtuar për tre vite krizë dhe kjo ndikon edhe në zhvillim të ekonomisë në përgjithësi. Ekonomisti Halili vlerëson se kriza do të thellohet edhe më tej dhe për këtë duhet që së shpejti të zgjidhet kriza politike në vend.


Doktori i përgjithshëm, Liridon Disha në ”Fol Tash” ka thënë se kriza politike ka ndikuar në rritjen e konsumimit të sedativëve. Barnat ”Diazepam” sipas Dishës janë ngushëllimi i vetëm i qytetarëve me telashe, që kryesisht ndikohen nga kriza poltike dhe bllokimi i ekonomisë.

Përndryshe, emisioni ”Fol Tash” me Venhar Ramadanin transmetohet çdo të hënë nga ora 21:40. Ju ftojmë ta ndiqni!/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Kalo në kategori