LAJMI I FUNDIT:

Kriza energjetike, Von der Leyen bën thirrje për kursim të rrymës

Kriza energjetike, Von der Leyen bën thirrje për kursim të rrymës

Kriza energjetike në të gjithë botën për shkak të thatësirës dhe luftës në Ukrainë nga reduktimi i gazit rus, ka bërë që të gjitha shtetet të dalin me plane dhe thirrje për qytetarët për të kursyer sa më shumë përdorimin e rrymës.

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se BE po punon për gjetjen e mënyrave inteligjente për të kursyer energji.

Sipas saj ngritja me vetëm 1 gradë e kondicionerit mund të kursejë energjinë deri në 7 për qind në vit.


“Në të gjithë BE-në po prezantohen mënyra të zgjuara dhe efikase për të kursyer energji. Temperaturat pak më të larta për kondicionerin, për shembull, sjellin rezultate mbresëlënëse. Është mirë që disa shtetet anëtare po përfshijnë masa të tilla në planet e tyre. Së bashku, ne kursejmë energji për një dimër të sigurt. Rritja e temperaturës së kondicionerit në shtëpi me vetëm 1°C mund të kursejë rreth 7 për qind në përdorimin e energjisë gjatë një viti. Edhe Komisioni Evropian po kursen energji gjithashtu, sipas Strategjisë së saj të Gjelbërimit”, shkruan Von Der Leyen në Twitter.

Aktualisht Kosova po përballet me reduktime të planifikuara të rrymës, me 2 orë nga çdo 6 orë.

Çmimi i energjisë në treg për shkak të krizës ka arritur në shifra rekord ku ditën e sotme 1MWh shitet për 590 euro në bursën energjetike HUPX. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Botë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Kalo në kategori