Demokratja më e fuqishme e SHBA-së, Nancy Pelosi, ka vizituar një sallon flokësh në San Francisko, duke thyer rregullat të cilat lejojnë shërbimin vetëm jashtë, në mënyrë që të frenojnë përhapjen e koronavirusit.
Pelosi u pa gjithashtu me një maskë fytyre që më shumë ishte rreth qafës sesa mbi gojën e saj. Ajo ka kritikuar presidentin Donald Trump për mosmbajtjen e maskës.
Një zëdhënës tha se ajo nuk e kuptoi se po shkelte rregullat e qytetit të saj. Trump tha se ajo po “shkatërrohej” pasi dha leksione për të gjithë të tjerët.
Mijëra biznese të Kalifornisë janë mbyllur përgjithmonë për shkak të pandemisë. Pamjet e marra nga Fox News treguan të hënën kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve brenda ambienteve të sallonit.
Një stilist flokësh, i cili kishte maskë, u pa duke e ndjekur atë. Pelosi – e cila gjithmonë mban maska në publik – shpesh paralajmëron Republikanët që “të dëgjojnë shkencën” në pandemi.
Duke mbrojtur vizitën e saj, zëdhënësi Drew Hammill tha në një deklaratë: “Ky biznes i tha asaj se ishin lejuar nga autoritetet vendore të kishin një klient në të njëjtën kohë në biznes”. “Kryetarja u pajtua me rregullat siç ju paraqitën nga salloni”.
Pelosi vetë ka cituar më parë udhëzimet e Qendrave të SH.B.A.-së për Kontrollin e Sëmundjeve, që rekomandojnë që Amerikanët të mbajnë maska fytyre në publik, veçanërisht kur masat e distancimit fizik janë të vështira për tu respektuar.
Pas kësaj, kryetarja e Dhomës u paraqit në MSNBC me Urën e Golden Gate në sfond. Ajo i tha rrjetit se Trump kishte “goditur shkencën në fytyrë” javën e kaluar duke lejuar një audiencë të ftuarish, kryesisht pa maska në kopshtin Shtëpisë së Bardhë që të shikonin fjalimin e tij në Konventën Republikane. /oranews/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Exit Poll-i për zgjedhjet në Gjermani: Fiton CDU/CSU, AfD në vendin e dytë

Merz: I kemi fituar këto zgjedhje

Pengu izraelit ia puth ballin luftëtarit të Hamasit gjatë lirimit të tij

Aeroplani i American Airlines devijon nga udhëtimi i planifikuar, aterron në Romë për “shkaqe sigurie”

Scholz pranon humbjen

Zelensky i gatshëm të heq dorë nga posti i presidentit në këmbim të paqes në Ukrainë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë