LAJMI I FUNDIT:

Kritikoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainë, por presidenti meksikan i kërkoi SHBA-ve para për Amerikën Latine

Kritikoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainë, por presidenti meksikan i kërkoi SHBA-ve para për Amerikën Latine

Presidenti meksikan Andres Manuel Lopez Obrador kritikoi ndihmën ushtarake të SHBA-së për Ukrainën, duke sugjeruar se ishte “irracionale” dhe shtoi kritikat për përpjekjet e luftës ndërsa i kërkoi Uashingtonit të ndajë më shumë fonde për ndihmën e vendit amerikan në Amerikën Latine.

Lopez Obrador i ka bërë thirrje prej kohësh SHBA-ve që të ndajnë më shumë fonde për të ndihmuar zhvillimin ekonomik në Amerikën Qendrore dhe Karaibe, për të lehtësuar presionet e migracionit, transmeton Telegrafi.

Gjatë konferencës së tij të rregullt ditore për shtyp, Lopez Obrador kritikoi Kongresin e SHBA për mos lirimin e parave për rajonin, përpara se t’i referohej grindjes javën e kaluar mbi një projektligj të përkohshëm financimi, që ndalonte ndihmën e mëtejshme për Ukrainën.


“Unë po shikoja se si ata tani nuk po miratonin ndihmën për luftën në Ukrainë”, tha presidenti meksikan.

“Por sa kanë vendosur për luftën në Ukrainë, 30 deri në 50 miliardë dollarë për luftën. Kjo është gjëja më irracionale që mund të keni. Dhe e dëmshme”, shtoi ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shpërthejnë protesta të dhunshme në Kinë pas vdekjes së një adoleshenti

Shpërthejnë protesta të dhunshme në Kinë pas vdekjes së një adoleshenti

Azia
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit

Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit

Botë
Flakët masive rrethojnë dy burra dhe një qen në një shtëpi në Los Angeles, publikohet videoja që tregon momente tensioni

Flakët masive rrethojnë dy burra dhe një qen në një shtëpi në Los Angeles, publikohet videoja që tregon momente tensioni

Amerika
Zjarret në Kaliforni, Blerim Gjoci: Na erdhi urdhri për evakuim, u bëmë bashkë një grup shqiptarësh

Zjarret në Kaliforni, Blerim Gjoci: Na erdhi urdhri për evakuim, u bëmë bashkë një grup shqiptarësh

Amerika
'E ardhmja është në duart tona': Shkencëtarët e konfirmojnë, viti 2024 më i nxehti në histori

'E ardhmja është në duart tona': Shkencëtarët e konfirmojnë, viti 2024 më i nxehti në histori

Botë
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?

Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?

Botë
Kalo në kategori