Për deputetët e PDK-së deklaratat e të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, për raportet e tensionuara me kryeminstrin Kurti shpërfaqën një realitet që ndodh prej kohësh.
Deputeti i PDK-së Rashit Qalaj thotë se gjuha e të dërguarit amerikan nuk ishte aspak diplomatike në raport me Kurtin.
“Më erdh mirë që zoti Escobar e bëri një ndarje duke thënë se ‘kemi komunikim jo të mirë me Qeverinë e Kosovës’, derisa tha se kemi partneritet të mirë me popullin e Kosovës. Kjo ndarje është hera e parë që bëhet nga amerikanët. Nuk besoj se as votuesit e Kurtit e kanë këtë qëndrim. Mos të harrojmë se kush jemi ne pa Amerikën”.
Qalaj thotë se LVV nuk është hera e parë që i ka raportet e tensionuara me SHBA-në.
“Kujtojmë ballafaqimin e turmës me ambasadoren Tracy Jakobson, pastaj akuzat ndaj zotit Trump dhe të dërguarit të tij Grenell. Tash së fundmi kemi edhe problemet me administratën Biden”, ka deklaruar deputeti i PDK-së në RTV Dukagjini.
Edhe deputeti tjetër i PDK-së Hajdar Beqa thotë se deklarimin i Escobar ishte i qartë dhe sipas tij ai përfaqëson qëndrimin zyrtar të SHBA-së.
“Këto deklarata të Escobar janë shqetësuese dhe duket se kanë ardhur pas disa gabimeve që ka bërë qeveria e zotit Kurti”.
Ndryshe, i dërguari i Posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha të martën se “partneriteti ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës është në mes të popullit amerikan dhe popullit të Kosovës dhe nuk varet nga një njeri apo një parti”, duke i bërë jehonë një qëndrimi të përsëritur ditëve të fundit nga zyrtarë amerikanë që bëjnë dallimin ndërmjet qeverisë dhe qytetarëve të Kosovës.
Ai i bëri këto komente në një bashkëbisedim me gazetarë nga Brukseli prej nga filloi një vizitë në Evropë, gjatë së cilës pritet të qëndrojë në Prishtinë, për të diskutuar rreth procesit të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë dhe çështjen e përdorimit të dinarit në zonat e banuara me shumicë serbe.
Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar që Kosova të shtyjë zbatimin e vendimit, ndërsa kanë theksuar se mungesa e bashkërendimit lidhur me këtë çështje ka ndikuar në cilësinë e partneritetit ndërmjet të dy qeverive.
“Më duhet të them se aktualisht kemi problem komunikimi me kryeministrin (Albin Kurti) dhe ky nuk është problem vetëm i Shteteve të Bashkuara. Mendoj se është problem në komunikim që Kosova ka me Bashkimin Evropian, me NATO-n, me Britaninë e Madhe, me Shtetet e Bashkuara dhe shumë partnerë të tjerë, përfshirë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, tha zoti Escobar, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara kanë pasur “një partneritet shumë, shumë të afërt me Kosovën në të kaluarën; do të na pëlqente shumë që ta kthejmë atë lloj marrëdhënie sërish siç ishte dikur”, ka deklaruar Escobar./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolicia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake
Nominoi Feride Rushitin për Nobel për Paqe, deputeti suedez: Është një dritë shprese për drejtësinë në mbarë botën
Forcat e Armatosura Turke trajnojnë ushtarët e Kosovës
Përkundër mbështetjes për VV-në, Berisha thotë se është i pavarur - akuzon gazetarë e analistë për tentim kapje të KPM-së
Opozita reagon ashpër pasi Besnik Berisha u zgjodh kryetar i ri i KPM-së
Bojkotimi i tri kanaleve televizive nga LVV-ja, sekretari i partisë i përgjigjet kritikave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"Më shkon nerva", Driloni e pranon gjatë spektaklit se lidhja me Sarën ishte lojë
Protestë masive anti-Vuçiq në Beograd
Për herë të parë, Lionel Messi emëron sipas tij sulmuesin më të mirë të të gjitha kohërave
Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin
Përse Jamie Foxx nuk është martuar kurrë dhe cilat kanë qenë të dashurat e tij?
Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake