Kristi dhe Keisi shkëmbejnë puthjen e parë në buzë në BBVA

Krist Aliaj dhe Keisi Medini këto ditë kanë qenë në vëmendje sa i përket raportit të tyre.
Ata kanë nisur një njohje me njëri-tjetrin brenda shtëpisë së famshme, Big Brother VIP Albania, megjithëse u aludua se artisti ka një lidhje jashtë.
Përkundër se e mohoi një gjë të tillë, e dashura e përfolur bëri një reagim në rrjete sociale, teksa zbuloi bisedën e fundit me të të realizuar më 24 dhjetor - në nisjen e BBVA 2.
@ketishoes Visit TikTok to discover videos!
Mes gjithë kësaj, dyshja po kalojnë një kohë të mirë brenda dhe po shijojnë çdo moment.
Në kuadër të një sfide, Kristi dhe Keisi kanë shkëmbyer puthjen e parë në buzë me njëri-tjetrin.

Derisa ishin në oborr të shtëpisë duke zhvilluar një lojë, ata nuk hezituan të ndërmerrnin edhe këtë hap.
Presim të shihet në vazhdim se si do të shkojë marrëdhënia e dy konkurrentëve të njohur në këtë format. /Telegrafi/


























































