Jurgen Klopp e ka pranuar se orari i ndeshjeve në këtë sezon do të jetë i vështirë për Liverpoolin, duke marrë parasysh edhe lëndimet e shumta që kanë.

Ky sezon ka filluar mjaftë keq për kampionin në fuqi, pasi iu lënduan mbrojtësit kryesor, derisa ka probleme me lëndime edhe në mesfushë e në sulm.


Tani janë duke u afruar Krishtlindjet dhe klubet do të kenë një kohë mjaftë të zënë nga ndeshjet dhe është një pjesë ku rrezikohet me shumë lëndime të lojtarëve.

0 Premier League trophy

Për dallim nga ligat tjera evropiane, Liga Premier nuk ka pushim dhe skuadrat pothuajse luajnë brenda dy ditësh.

Nga 19 dhjetori deri më 30 dhjetor, The Reds do të kenë dy ndeshje për katër ditë e gjysmë.

Everton, Manchester United dhe Manchester City i bije që të kenë nga dy ndeshje për çdo dy ditë.

Më poshtë keni orarin e ngjeshur të të gjithë skuadrave nga liga angleze:Everton - luan për çdo 2 ditë Man United - luan për çdo 2 ditë

man united squad 2020

Man City - luan për çdo 2 ditë Arsenal - luan për çdo 2 ditë e gjysmë Tottenham - luan për çdo 2 ditë e gjysmë Chelsea - luan për çdo 2 ditë e gjysmë

Chelsea

Newcastle - luan për çdo 2 ditë e gjysmë Aston Villa - luan për çdo 3 ditë Burnley - luan për çdo 3 ditë  Leicester - luan për çdo 3 ditë  West Ham - luan për çdo 3 ditë  Wolves - luan për çdo 3 ditë  Brighton - luan për çdo 3 ditë e gjysmë Crystal Palace - luan për çdo 3 ditë e gjysmë

jedinak getty 3115368b

Leeds - luan për çdo 3 ditë e gjysmë Sheffield United - luan për çdo 3 ditë e gjysmë West Brom - luan për çdo 3 ditë e gjysmë Southampton - luan për çdo 4 ditë e gjysmë Fulham - luan për çdo 4 ditë e gjysmë Liverpool - luan për çdo 4 ditë e gjysmë. /Telegrafi/

liverpool 1 1