Kris Jenner  ka hequr dorë nga prerja e saj ‘pixie’ për një ‘bob’ elegant deri te supet ndërsa ndau me fansat një pamje të re magjepsëse.

Nëna e klanit Kardashian, e rinovoi stilin e saj të shkurtër me një stil elegant me balluke, të cilat ajo e debutoi në një klip të lezetshëm të postuar në Instagram Story.


Kris - e cila është e njohur për prerjen e saj ikonë ‘pixie’ - dukej e emocionuar me transformimin argëtues, teksa buzëqeshte me gaz në aparatin e saj.

Screenshot 1 25

66-vjeçarja ishte e zënë me promovimin e bashkëpunimit të ri të grimit të vajzave të saj Kylie dhe Kendall, i cili do të lansohet sot (e mërkurë).

Nëna e gjashtë fëmijëve u pa duke aplikuar një shkëlqim rozë në buzët e saj. Kris më pas ngriti gojën e saj vezulluese dhe u dha 46.6 milionë ndjekësve të saj një puthje ajrore.

56272581 10690539 image a 132 1649214781632

Pjesa tjetër e grimit dukej po aq fantastike sa buzë me shkëlqim. Ajo kishte një skuqës rozë në faqet e saj dhe një grim të lehtë të zi në qepallë.

Përveç flokëve dhe grimit të ri elegant, Kris kishte edhe manikyrin e bardhë të rregulluar në mënyrë perfekte.

56272593 10690539 Thrilled The reality star 66 looked thrilled with the fun transf m 1 1649228621040

Sa i përket veshjes, ajo kishte veshur një mantel të thjeshtë të bardhë të mbështjellë lirshëm rreth shpatullave. /Telegrafi/

56273229 10690539 image a 133 1649214824939

56272597 10690539 Promoting The momager was busy promoting her daughter Kylie and  m 2 1649228636028