LAJMI I FUNDIT:

Kendall Jenner shfaqet e veshur me një fustan me prerje të shumta për bashkëpunimin më të fundit me Kylie Cosmetics

Kendall Jenner shfaqet e veshur me një fustan me prerje të shumta për bashkëpunimin më të fundit me Kylie Cosmetics

Kendall Jenner tregoi figurën e saj në formë përmes Instagramit  në një seri fotosh nga një xhirim i ri i fushatës së Kylie Cosmetics me motrën Kylie Jenner.

“Rundi i dytë bashkëpunimi KENDALL x KYLIE vjen më 6 Prill! Prapaskenat”, shkruajti Kendall në tri foto të saj e veshur me një fustan ngjyrë jargavani.

Fustani përmbante shumë prerje të mëdha që shfaqnin barkun e saj të sheshtë dhe format e tonifikuara.

Kendall ndau edhe materiale të tjera promovuese në Instagram Stories , ku Kylie, 24 vjeç, shihet me një fustan të ngjashëm.

Kendall Jenner shihet e veshur thjesht gjatë një dalje në Los Angeles
Lexo po ashtu Kendall Jenner shihet e veshur thjesht gjatë një dalje në Los Angeles

Ndryshe, Kendall së fundmi kishte ndryshuar ngjyrën e flokëve duke siguruar kështu një vëmendje të madhe me ndryshimin. /Telegrafi/