LAJMI I FUNDIT:

Krimi në privatizim

Krimi në privatizim

Agjencia Kosovare e Privatizimit e ka shitur një ari tokë për 2.5 euro. Me atë çmim janë shitur 20 hektarë që ishin blerë për vetëm pesëmijë euro, që shënon çmimin më të ulët të tokës bujqësore në procesin e privatizimit, shkruan sot Koha Ditore.

Përgjithësisht, tokat janë shitur me çmime simbolike dhe shumë herë më të ulëta sesa çmimi i tregut në secilën pjesë të Kosovës. Por, përjashtim nuk kanë bërë as fabrikat dhe ndërtesat në qendër të qyteteve.

Disa nga objektet në qendër të Prishtinës janë shitur me çmime minimale, krahasuar me çmimet e tregut në të njëjtin vend.


Përveç çmimit të lirë të shitjes së pronës së Kosovës, privatizimi është karakterizuar më ndërhyrje të vazhdueshme të politikës, falsifikim dhe kurdisje të procesit, dyshime për dhënie ryshfeti, kërcënime të palëve e deri në dyshimet për vrasje.

Me më shumë probleme kanë qenë ndërmarrjet që janë privatizuar me “spin-off special”. Kjo metodë e privatizimit ishte aplikuar për ndërmarrjet që ishte vlerësuar se mund të rikthehen në treg dhe të krijojnë vende të reja të punës. Përkundër që ishin premtuar investime milionëshe e punësimin e mijëra punëtorëve, në fund pjesa më e madhe e këtyre privatizimeve ka dështuar.