Kujdes, artikulli në fund përmban pamje të rënda nga krimet serbe në Kosovë.
Në luftën e fundit për çlirimin e vendit, 1998/99 janë vrarë mbi 13,500 persona, fëmijë, gra e pleq, ndërkaq në qytetet e fshatrat e Kosovës janë kryer diku rreth 400 masakra nga forcat ushtarake, policore e paramilitare serbe.
Por, edhe pse kanë kaluar dy dekada nga përfundimi i luftës dhe në kohën kur është paralajmëruar padi për Serbinë për krimet e bëra në Kosovë, shteti ende nuk ka një databazë ku saktësohet numri i viktimave dhe masakrave nga regjimi i atëhershëm i Serbisë dhe dokumentohen saktë krimet që kanë ndodhur gjatë vitit 1998/99.
Telegrafi ka bërë një përmbledhje të të vrarëve, dëshmorëve dhe të zhdukurve në komunat e Kosovës gjatë luftës.
Statistikat e dhëna janë nga Libri 1 dhe 2 i profesor Jusuf Osmani “Krimet e Serbisë në Kosovë” të botuar nga Agjencia shtetërore e Arkivave të Kosovës.
Nga këto të dhëna, më të prekurat nga lufta janë komuna e Skenderajt dhe e Gjakovës.
Në komunën e Skenderajt nga janari i vitit 1998 deri më 12 qershor 1999 janë vrarë 954 banorë, 217 dëshmorë, 140 të pagjetur, në total 1,311.
Në komunën e Gjakovës nga janari i vitit 1998 deri më 12 qershor 1999 janë vrarë 870 banorë, ndërsa dëshmorë kanë rënë 220, të pagjetur, 107. Në total 1,197.
Prej përfundimit të luftës e deri më sot, në Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe Komisionin Qeveritar të Kosovës për Persona të Zhdukur, sipas kërkesave të familjarëve, janë evidentuar 6.057 raste të personave të zhdukur, si pasojë e luftës në Kosovë.
Fati i shumicës prej tyre tashmë është zbardhur, por për 1.647 persona ende nuk dihet asgjë. Qytetarët e Kosovës gjatë luftës janë përballur edhe me dhunë seksuale, ku numri i viktimave llogaritet të jetë rreth 20 mijë vetë. Në mesin e tyre ka gra, burra dhe të mitura.
Statistikat e dhëna janë nga Libri 1 dhe 2 i profesor Jusuf Osmani “Krimet e Serbisë në Kosovë” të botuar nga Agjencia shtetërore e Arkivave të Kosovës.
Të dhënat e numrit të të vrarëve, dëshmorëve dhe të zhdukurve gjatë luftës 1998/99 në komunat e Kosovës:
Deçan: Në bazë të të dhënave të grumbulluara në territorin e Deçanit nga 1 janar 1998 deri më 12 qershor 1999 janë vrarë 169 banorë civile (128 meshkuj dhe 41 femra), 247 dëshmorë dhe ndërsa 89 janë konsideruar të pagjetur. Në total janë 505.
Komuna e Dragashit: Nga janari i vitit 1998 deri më 12 qershor 1999 janë vrarë 11 banorë civilë, ndërsa dëshmorë kanë rënë 7 persona. Në total 18.
Komuna e Drenasit: Nga janari 1998 deri më 12 qershor 1999 janë vrarë 707 banorë, kanë rënë 199 dëshmorë, të pagjetur 69. Në total 975
Ferizaj: Nga janari 1998 deri 12 qershor 1999 janë vrarë 115 banorë civil, në altarin e lirisë kanë rënë 49, ndërsa të pagjetur 9. Në total 173
Fushë Kosovë: Nga janar 1998 deri më 12 qershor 1999, javë vrarë 128 banorë civilë, dëshmorë kanë rënë 4 persona, ndërsa të pagjetur 23 banorë. Në total 155
Komuna e Gjakovës: Nga janari i vitit 1998 deri më 12 qershor 1999 janë vrarë 870 banorë, ndërsa dëshmorë kanë rënë 220. Komuna e Gjakovës ka edhe numrin më të madh të të pagjeturve, 107. Në total 1197
Komuna e Gjilanit: Nga janari i vitit 1998 deri më 12 qershor 1999 janë vrarë 87 banorë civil, dëshmorë kanë rënë 44 luftëtarë, ndërsa të pagjetur 7. Në total 138
Komuna e Istogut: Nga janari 1998 deri më 12 qershor 1999 janë vrarë 160 banorë civilë, dëshmorë 64, të pagjetur 30 banorë. Në total 254
Kaçanik: Nga janari i vitit 1998 deri më 12 qershor 1999 janë vrarë 136 banorë, 99 dëshmorë dhe të zhdukur 9. Në total 244
Kamenicë: Nga janari i vitit 1998 deri më 12 qershor 1999 të vrarë 13 civilë, 15 dëshmorë, 2 të zhdukur. Në total 30
Komuna e Klinës: Nga janari i vitit 1998 deri më 12 qershor 1999, 252 banorë të vrarë, dëshmorë 100, të zhdukur 95 banorë. Në total 447
Leposaviq: Në tri fshatrat shqiptare janë vrarë 9 banorë shqiptarë, tre dëshmorë. Në total 12
Komuna e Lipjanit: Nga janari i vitit 1998 deri më 12 qershor 1999 janë vrarë 143 civilë, 21 dëshmorë dhe 7 të pagjetur. Në total 171
Komuna e Malishevës: Nga janari 1998 deri më 12 qershor 1999, të vrarë 308 banorë civilë, 70 dëshmorë dhe 36 të pagjetur. Në total 414
Komuna e Mitrovicës: Nga janari i vitit 1998 deri më 12 qershor 1999 janë vrarë 428 banorë civilë, 66 dëshmorë, të pagjetur 100 banorë. Në total 594
Komuna e Novobërdës: Nga janari i vitit 1998 deri më 12 qershor 1999 të vrarë dy banorë dhe dy dëshmorë.
Komuna e Obiliqit: Nga janari i vitit 1998 deri më 12 qershor 1999 të vrarë 69 banorë civilë shqiptarë, dëshmorë 14 dhe të zhdukur 16. Në total 99
Komuna e Pejës: Nga janari i vitit 1998 deri më 12 qershor 1999 të vrarë janë 465 civilë të vrarë, 180 dëshmorë dhe 94 të pagjetur. Në total 739
Komuna e Podujevës: Nga janari i vitit 1998 deri më 12 qershor 1999 janë vrarë 418 civilë, 105 dëshmorë dhe të pagjetur 49. Në total 572
Komuna e Prishtinës: Nga janari i vitit 1998 deri më 12 qershor 1999 të vrarë 334 banorë, 49 dëshmorë, të pagjetur 62. Në total 445
Komuna e Prizrenit: Nga janari i vitit 1998 deri më 12 qershor 1999 të vrarë 325 banorë, 143 dëshmorë dhe 125 banorë të pagjetur. Në total 593
Komuna e Rahovecit: Nga janari i vitit 1998 deri më 12 qershor 1999 të vrarë 670 banorë, 109 dëshmorë, 108 të pagjetur. Në total 887
Komuna e Skenderajt: Nga janari i vitit 1998 deri më 12 qershor 1999 të vrarë 954 banorë, 217 dëshmorë, 140 të pagjetur. Në total 1311
Komuna e Suharekës: Nga janari i vitit 1998 deri më 12 qershor 1999 të vrarë 379 banorë, dëshmorë 86, të pagjetur 114 persona. Në total 579
Komuna e Shtërpcës: 16 banorë të vrarë, 4 dëshmorë dhe 1 i pagjetur. Në total 21
Komuna e Shtimes: Nga janari i vitit 1998 deri më 12 qershor 1999 janë vrarë 111 banorë, 45 dëshmorë dhe 6 të pagjetur. Në total 162
Komuna e Vitisë: Nga janari i vitit 1998 deri më 12 qershor 1999 janë vrarë 33 banorë, 25 dëshmorë, 1 i zhdukur. Në total 59
Komuna e Vushtrrisë: Nga janari i vitit 1998 deri më 12 qershor 1999 janë vrarë 455 banorë, 68 dëshmorë dhe të pagjetur 42. Në total 565
Komuna e Zubin Potokut: 8 banorë shqiptarë të vrarë, 5 të zhdukur. Në total 13. Forcat serbe kanë shkatërruar të gjitha shtëpitë e 208 familjeve shqiptare në fshatin e vetëm shqiptarë Çabër.
Komuna e Zveçanit: 12 shqiptarë të vrarë, 7 të zhdukur. Në total 19
Ndërkaq, në luftën e Kosovës për çlirim dëshmorë kanë rënë edhe 69 shtetas të Shqipërisë, një femër dhe 68 meshkuj. Ndërsa, nga disa shtete të botës kanë 16 persona. rënë/Telegrafi/
(Shifrat e të pagjeturve mund të kenë ndërruar përgjatë viteve, pasi të dhënat janë të vitit 2010, nga libri i prof. Jusuf Osmani, Krimet e Serbisë në Kosovë 1998-1999 I dhe II, Agjencia shtetërore e Arkivave të Kosovës, Prishtinë, 2010).
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje