LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Tokat bujqësore të paprivatizuara, të dalin në pronësi të shtetit

Krasniqi: Tokat bujqësore të paprivatizuara, të dalin në pronësi të shtetit

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi është shprehur i pakënaqur me formën e privatizimit të tokave bujqësore nga ana e Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Në mbledhjen e qeverisë, ku është bërë një ndryshim në Ligjin për AKP-në sa i përket çështjes së bordit, ministri Krasniqi ka kërkuar ndryshime të tjera, të cilat tha ai do të ishin në funksion të zhvillimit ekonomik.

Ai ka propozuar që tokat bujqësore që ende nuk janë privatizuar të kthehen në kompetencë të qeverisë, me qëllim të nxitjes se investimeve nga jashtë dhe krijimit të mundësive më të favorshme për investime strategjike. Dhe ai ka një arsye pse e thotë këtë.


“Më vjen mirë që ka një qasje për ndryshimin e ligjit për AKP-në dhe sot po e adresoni çështjen me emergjente me bordin drejtues, por konsideroj se ne duhet të mendojmë edhe për një qasje me të gjerë në kuptimin e ndryshimeve që duhet të bëhen në këtë ligj. Dua ta thërras vëmendjen tuaj tek privatizimi i tokave bujqësore, për çka konsideroj se duhet të ketë një ndryshim aktual, kur kihet parasysh se vitet e fundit janë privatizuar rreth 28 mijë hektarë tokë bujqësore, pronë e ndërmarrjeve shoqërore, dhe për fat të keq një pjesë e madhe e tyre nuk kanë një funksion bujqësor në vitet pas privatizimit dhe tani, derisa kanë qenë toka të klasit të parë, dhe sot nuk ofrojnë kurrfarë funksioni ekonomik”, tha ai, transmeton lajmi.net.  “Meqenëse janë edhe dhjetëra mijëra hektar tokë ende pa u privatizuar, ne duhet të mendojmë për të ardhmen. Këto toka rrezikojnë, mendoj unë, të shkojnë dëm nëse ne nuk ndërmarrim një ndryshim. Mendimi im është që nëse është e mundshme, të bëjmë ndryshime, duke propozuar që tokat e mbetura t’ i transferojmë në kompetencë të qeverisë, duke marrë si modele vende të tjera, me qëllim që të shpëtohet kjo tokë në mënyrë që të hyjë në funksion investiv, në rritje të konkurrueshmerisë së bujqësisë dhe nxitje të investimeve”, ka thënë Krasniqi.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gati 3 mijë biznese me qarkullim milionësh gjatë 2024-ës, këto janë komunat sipas numrit të bizneseve

Gati 3 mijë biznese me qarkullim milionësh gjatë 2024-ës, këto janë komunat sipas numrit të bizneseve

Ekonomi
Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Ekonomi
Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Ekonomi
Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Ekonomi
Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Ekonomi
Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Kalo në kategori