LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi thotë se nga kandidatët për kryeministër Bedri Hamza del si kandidati më i pëlqyer brenda elektoratit të tij

Krasniqi thotë se nga kandidatët për kryeministër Bedri Hamza del si kandidati më i pëlqyer brenda elektoratit të tij
Albert Krasniqi

Bazuar në rezultatet preliminare të zgjedhjeve dhe numërimit në vazhdim, kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza del si kandidati më i pëlqyer për kryeministër brenda elektoratit të tij.  

Kështu ka shkruar përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, eksperti i zgjedhjeve nga Demokraci Plus (D+), Albert Krasniqi.

Krasniqi tha se Hamza deri më tash ka marrë mbështetjen e 74 për qind të votuesve të PDK-së.


Sipas tij, ai është i vetmi kandidat që nuk është kryetar partie.

“Sipas rezultateve preliminare të zgjedhjeve dhe numërimit në vazhdim, Bedri Hamza del si kandidati më i pëlqyer për kryeministër brenda elektoratit të tij, duke marrë mbështetjen e 74% të votuesve të PDK-së. Ai është i vetmi kandidat që nuk është kryetar partie”, ka shkruar Krasniqi.

Po ashtu Krasniqi ka paraqitur një grafikë të kandidatëve për kryeministër ku pas Bedri Hamzës, mbështetje më të madhe ka marr lideri i LVV-së, Albin Kurti me 65 për qind, Lumir Abdixhiku me 64 për qind dhe Ramush Haradinaj me 55 për qind të votave. /Telegrafi/