LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi takon Anu Prattipati: PDK beson se vendi ka nevojë sa më shpejt për një qeveri të re

Krasniqi takon Anu Prattipati: PDK beson se vendi ka nevojë sa më shpejt për një qeveri të re

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pritur në takim të ngarkuarën me Punë në Ambasadën Amerikane, Anu Prattipati.

Krasniqi thotë se në takim kanë diskutuar edhe për zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Në vazhdën e takimeve me misionet diplomatike në Kosovë, sot pata kënaqësinë të pres në selinë e PDK-së të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën Amerikane, Anu Prattipati. Një diskutim i hapur dhe pozitiv mbi zgjedhjet e 9 shkurtit, respektimin e vullnetit qytetar dhe përmbylljen e procesit në mënyrë demokratike – ashtu siç e meriton Kosova”, theksoi ai.


Ai ka shkruar se “PDK beson se vendi ka nevojë sa më shpejt për një qeveri të re, stabile dhe të përgjegjshme. Pavarësisht rrethanave politike, angazhimi ynë për të mirën e qytetarëve dhe forcimin e institucioneve të shtetit mbetet i palëkundur”.

“SHBA-ja ka qenë dhe mbetet partneri ynë strategjik. E falënderova zonjën Prattipati për mbështetjen e jashtëzakonshme që SHBA-ja i ka dhënë Kosovës në çdo hap të rrugëtimit të saj”. /Telegrafi/