LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Përkrahje e madhe këtë vit për sektorët strategjik në bujqësi

Krasniqi: Përkrahje e madhe këtë vit për sektorët strategjik në bujqësi

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka treguar në shifra konkrete mbështetjen që këtë vit ministria jep për disa nga sektorët strategjik si drithërat, qumështi, pemët dhe perimet, rrushi dhe mishi.

Ai ka thënë se kjo dëshmon për kujdesin që shteti po tregon ndaj fermerëve dhe agrobizneseve dhe ka premtuar rritje të mbështetjes edhe në të ardhmen.

“Mbështetja për sektorët tanë strategjikë në bujqësi po rritet çdo vit dhe më këtë këta sektorë po zhvillohen dhe po sigurojnë qëndrueshmëri.


Më poshtë është buxheti që është ndarë për këta sektorë vetëm nga buxheti i ministrisë në grante dhe subvencione. Përpos këtyre kemi edhe kultura dhe aktivitete të tjera bujqësore që i mbështesim në vazhdimësi. Do të ketë rritje të përkrahjes edhe në të ardhmen, për të zhvilluar ekonominë e vendit dhe për të hapur vende të reja të punës.

Natyrisht unë jam i vetëdijshëm se ka sfida por jam po ashtu shumë i lumtur që edhe komunat po e rrisin çdo vit buxhetin për bujqësi dhe mund të themi pa asnjë dyshim se është një prej sektorëve shumë të mbështetur nga qeveria dhe që po jep rezultate.

Siç e dini tashmë është shtuar edhe konsumi i prodhimeve vendore si dhe është rritur eksporti i produkteve bujqësore për 6 %. Këtë vit vetëm nga fondi jonë prej 46 milionë eurove për bujqësi presim mbi 400 femra dhe agrobiznese që do të mbështeten dhe hapjen e mbi 3 mijë vendeve të reja të punës”, ka shkruar ministri Krasniqi në faqen e tij në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Filloi fushata

Filloi fushata "Super Vendore" në Super Viva - në mbështetje të produkteve vendore

Ekonomi
Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa

Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa

Ekonomi
Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!

Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!

Ekonomi

"KOSOVA BOJKOTON", një numër i madh i qytetarëve i bashkohen iniciativës për bojkot të maketeve sot dhe nesër

Ekonomi
Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë

Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë

Ekonomi
Bizneset kërkojnë heqjen e tarifës për pagesat elektronike me POS, ja çfarë thonë nga BQK-ja?

Bizneset kërkojnë heqjen e tarifës për pagesat elektronike me POS, ja çfarë thonë nga BQK-ja?

Ekonomi
Kalo në kategori