Ish-kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se ka besuar fuqishëm në bashkimin opozitar dhe se ishte i bindur që fronti opozitar u formua për shkak të interesit të kombit e jo atyre personale.
Porse tani, siç shprehet Krasniqi, “zotërinjtë e opozitës janë çartur mes vete”, njofton Klan Kosova.
“A thua u prishen pse e ‘donë’ ndryshimin apo në pyetje është rrëmbimi i pushtetit nga njerëzit që nuk e kanë as edhe një përvojë administrative në shërbim të vendit, njerëz që nuk e di, se sa e dinë, sesi administrohet edhe buxheti i familjes e mos të flasim sesi menaxhohet buxheti i shtetit”, ka shkruar në një shkrim të gjatë Krasniqi.
Ai thotë se “tehu i opozitarizmit duhet të drejtohet nga regjimi e jo nga njeri-tjetri.
Shkrimi i plotë i Krasniqit:
TEHUN E OPOZITARIZMIT, DREJTONE KUNDER REGJIMIT
“Na janë prishë zotnitë nderveti”. Kështu ishe vargu i një kënge për zotëritë e Prizrenit në një kohë e rrethana tjera. Ky varg lehtas mund të thuhet edhe për zotëritë e opozitës që janë çartur nderveti, si në kohë të mbretit. A thua u prishen pse e “donë” ndryshimin apo në pyetje është rrëmbimi i pushtetit nga njerëzit që nuk e kanë as edhe një përvojë administrative në shërbim të vendit, njerëz që nuk e di, se sa e dinë, sesi administrohet edhe buxheti i familjes e mos të flasim sesi menaxhohet buxheti i shtetit?! A thua pse, a pak njerëz të tillë i patëm edhe deri më tani në pushtet që 17 vjet?! A duhet të vazhdojmë të ecim symbyllazi edhe në të ardhmen pas njëshave, dyshave a tresheve që e donë pushtetin vetëm për veten e tyre? Është për tu frikësuar nga njerëzit që nuk njohin asnjë përvojë a meritë të askujt dhe që mendojnë, se historia fillon vetëm më ta! Koha është për një ndryshim me vigjilentë e gjithsesi më vizionar. Ndërrimi i “dushk për gogël” si duhet askujt. Ndërsa opozita e bashkuar ka njerëz që dinë, donë dhe mund ta bëjnë ndryshimin që i duhet vendit, veçse për ketë duhet vullneti politik për ndryshim.
Ka disa ditë që është duke u zhvilluar një debat interesant nder opozitar! Pas një kohe të gjatë të bashkimit opozitar, që pa dyshim, bashkimi opozitar ishte i pari i këtij lloji, në gjithë vitet e jetës sonë parlamentare dhe pa dyshim kjo ishte një fitore e jetës sonë parlamentare. Besoja se ky bashkim opozitar ishte bërë për interesin e kombit e jo të individëve të pasionuar për pushtet personal. Vetëm aty ku ka një opozitë të bashkuar, ka kontroll të duhur të ekzekutivit, ndërsa aty ku opozita është e çakorduar si në rastin tonë, pozita qeverisë me komoditet, pasi askush nuk ia prish”tymin e duhanit”. Është vështirë që ta kuptoj njeriu normal ketë gjendje në një qeverisje jo normale! Madje kësaj qeverisje jo normale, ison po ia mban opozita e çakorduar. Megjithatë, opozita ka kohë për të ndryshuar vet dhe për të ndryshuar trendin negativ të qeverisjes e të bërit politik nacionale.
Pse opozita ose më saktë një pjesë e saj e bënë ketë?
Njeriu politik normal, nuk e ka të lehtë ta kuptoj ketë, pse opozita e sulmon opozitën, kur të gjitha problemet në vend janë të krijuara nga koalicioni që qeverisë më vendin dhe që qeverisë më shumë se keq. Koalicion që ka bërë marrëveshje të dëmshme në Bruksel me Serbinë, që ka bërë një Demarkacion të dëmshëm për vendin me Malin e Zi, që ka kapur të gjitha institucionet e shtetit. Dhe jo vetëm kaq, nëse nuk ndërpritet kjo qeverisje, nuk do të mund të ndalen as marrëveshjet e këqija, të cilat opozita i pat bërë kauzë nacionale. Në një situatë të tillë, natyrshëm shtrohet pyetja: A ishte kauza reale? Nëse po, pse u la në mes të rrugës? Kur lufta opozitare na qenka bërë për kauzë nacionale, pse humbi kjo kauzë si “vesa para diellit”, kur filloi lufta për ndarjen (lexo: kapjen) e pushtetit në kampin opozitar. Madje, shkohet deri atje sa një parti opozitare, kërkon nga anëtarësia e dy partive të tjera opozitare që t’i bashkohet partisë më kundërshtare të opozitës?! Kështu se paku po deklarohet një pjesë e opozitës! Kësaj politike, djalli i raft në fije. Ndoshta edhe ai do të thoshte: “Djall jam, por në fije s’po i kësaj pune”.
Çka, mendja e shëndosh mund t’i thotë kësaj?
Mendja e shëndosh mund të thotë: Këtu dikush ose nuk po dinë ose nuk po donë të dinë apo ndoshta kemi të bëjmë me mendje narcisoide që nuk han arsyeje alternative të menduarit politik. A, demokraci nuk ka aty ku nuk ka mendim disonant. Ndryshe nuk ke si e kupton, ketë komoditet që i lejohet kësaj qeverisje kriminale, që po degradon shtetin dhe jetën e qytetarëve tanë. Që si perspektivë na kanë lenë, nënshtrimin e pakusht ose ikjen nga atdheu. Përndryshe opozitarizmi mund të bëhet edhe duke mos u dakorduar për gjithçka e çdo gjë, por tehu i opozitarizmit gjithnjë është i përqendruar ndaj regjimit të koalicionit qeverisës. Aty ku nuk bëhet kjo, dikush lojën po e luan nën rrogoz.
Kush po e bënë, e ku po zihet kjo lojë e ligë?!
Është vështirë që të dihet se kush po luan nën rrogoz. Por është më shumë se e pa kuptimtë, kur njeriu e prenë degën në të cilën duhet e mund të qëndroj i sigurt. Ndërsa, nëse njeriu i beson vetëm vetës së vet, vetmia do të jetë zgjedhja tij! Nuk besoj se kishte ndonjë arsyeje të fortë që të dëmtohej shpresa e qytetarëve për ndryshim për teke a “vizion” të akëcilit individ, qoftë ai edhe më i mençuri i botës!
Le të shpresojmë se ka mbetur diçka e freskët që i lidh fijet e bashkimit për ndryshim!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!