Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka treguar se në takimin me presidenten Osmani ka propozuar 26 janarin e vitit 2025 si datë optimale për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta nacionale në Kosovë.
Krasniqi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se për zgjedhjet e rregullta nuk ka nevojë të ketë shtyrje të pajustifikueshme.
“Prandaj data e parë e vlefshme duhet të jetë data kur ne duhet të shkojmë zgjedhje. PDK ka qenë, është dhe do të jetë gati për zgjedhje në çfarëdo date. Kosova dhe qytetarët tanë kanë nevojë për një Qeveri të re, të përgjegjshme, kredibile dhe të aftë, e cila ka dijen dhe kurajon që të rikthejë vendin në kursin e duhur të zhvillimit dhe integrimit evropian”, ka thënë Krasniqi.