Kryetari i Këshillit të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi ka shkruar në profilin e tij për Asociacionin e komunave serbe.
Ai ka theksuar se ata që e votojnë Asociacionin e shkelin betimin e dhënë dhe bëjnë tradhti ndaj vendit e kombit.
“Kuvendi i Kosovës, si institucioni më i lartë i vendit, nëse dëshiron të jetë e të mbetet në rolin e institucionit përfaqësues, duhet që t’i thotë me Jo të madhe çdo varianti tjetër të asociacionit veç atij që e ka dhe për të cilin e ka Statutin e tij. Përndryshe deputetët shkelin betimin e dhënë dhe bëjnë tradhti ndaj vendit e kombit. Nëse tanimë miu nuk e ka bërë udhën e tij”, ka shkruar Krasniqi.
Krasniqi ka thënë se AKS-ja është antikushtetues.
“Nëse duhet të jetë diçka ndryshe nga asociacioni i Kartës Evropiane, i Dokumentit të Ahtisarit dhe i Kushtetutës sonë, ai nuk mund të jetë asociacion, prandaj thuajeni emrin e vërtetë të tij. Lërini përrallat, si ju në Bruksel si ju “krerët” e Kosovës!”, ka thënë ndër të tjera Krasniqi.
Ky është postimi i plotë i Krasniqit:
A ËSHTË E VËRTETË SE BRUKSELI PO E KËRKON ASOCIACIONIN?
Athua është e vërtetë se Brukseli po e kërkon Asociacionin e Komunave Serbe në Kosovë? Epo, mirë, vetëm duhet saktësuar cilin asociacion? 1. Atë që thuhet në Kartën Evropiane për decentralizim; 2. Atë që është nënvizuar në Dokumentin e Ahtisarit e Kushtetutën e Kosovës, apo 3. Atë që është arritur në Bruksel në Marrëveshjet e Thaçit e të Mustafës?
Asociacioni i këtyre të fundit është antikushtetues. Varianti i tri dokumenteve të theksuara në fillim është në përdorim në Kosovë dhe ai variant pse të mos ju shërbejë edhe komunave me shumicë serbe në Kosovë?
Nëse duhet të jetë diçka ndryshe nga asociacioni i Kartës Evropiane, i Dokumentit të Ahtisarit dhe i Kushtetutës sonë, ai nuk mund të jetë asociacion, prandaj thuajeni emrin e vërtetë të tij. Lërini përrallat, si ju në Bruksel si ju “krerët” e Kosovës!
Për këtë çështje kam shkruar e reaguar gjerë e gjatë, tani nuk do të zgjatem, pasi këtë çështje e trajtoj edhe në librin “Arti i bisedimeve”, që pritet të promovohet më 29 mars 2018, por, ajo që dua të them tani është kjo:
Kuvendi i Kosovës, si institucioni më i lartë i vendit, nëse dëshiron të jetë e të mbetet në rolin e institucionit përfaqësues, duhet që t’i thotë me Jo të madhe çdo varianti tjetër të asociacionit veç atij që e ka dhe për të cilin e ka Statutin e tij. Përndryshe deputetët shkelin betimin e dhënë dhe bëjnë tradhti ndaj vendit e kombit. Nëse tanimë miu nuk e ka bërë udhën e tij!
Shkurt, asociacioni i Marrëveshjeve të Brukselit as nuk ishte e as nuk është asociacion, meqenëse secili njeri normal do të duhej ta dinte se po të ishte fjala për asociacion, për të cilin flasin të gjitha dokumentet e apostrofuara më lart, pse duhej të ishte pjesë e bisedimeve në mes të Kosovës e të Serbisë në Bruksel, duke krijuar njëkohësisht konfuzion por edhe derivuar detyrime që do t’i kushtojnë Kosovës. Kujdes!!! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë