KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pritet që nesër të procedojë me shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit.
Ndërkohë sonte në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve pritet të përfundojë numërimi i fletëvotimeve nga mërgata, vota këto të cilat fillimisht nuk ishin proceduar për numërim ne QNR, por sot numërimi i tyre filloi pas vendimit të Gjykatës Supreme.
Në QNR ka filluar numërimi i 1,806 pakove me fletëvotime nga diaspora, vota këto që fillimisht nuk ishin proceduar për votim në QNR. Numërimi i tyre pritet të përfundojë sonte.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se vlerësimi i pakove të supozuara të fletëvotime nga mërgata ka filluar me qëllim të zbatimit të vendimit të Gjykatës Supreme.
“Janë 1,806 pako të supozuara me fletëvotime, të cilat janë vlerësuar dhe nga kjo me fund kemi pasur 1,449 pako me fletëvotime të individualizuara. Pas procesit të vlerësimit janë aprovuar 2,039 pako me fletëvotime të individualizuara, ndërkaq janë refuzuar 410. Procesi i numërimit në QNR i nënshtrohet kjo pjesa e pakove të aprovuara pra që janë 2,039”, tha ai, raporton KosovaPress.
Ai bëri të ditur se numërimi i fletëvotimeve i pjesës së subjekteve politike, do të përfundojë për rreth një orë e gjysmë, ndërsa më shumë merr kohë pjesa e numërimit të fletëvotimeve të kandidatëve.
“Sa i përket rezultateve përfundimtare, gjatë ditës së nesërme KQZ do të kërkojë konfirmimin nga dy institucione, në këtë rast nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe nga Gjykata Supreme, nëse nuk kanë ndonjë çështje për të vendosur në këtë institucion në mënyrë që të procesojmë me shpalljen e rezultateve përfundimtare. Besojmë që gjatë ditës së nesërme do të kemi komunikime dhe do të kemi sigurisht më të qartë situatën”, tha ai.
Kujtojmë qe sot, pas ankesës së Lëvizjes Vetëvendosje, Gjykata Supreme mori vendim për numërimin e këtyre 1806 pakove me fletëvotime nga mërgata.
Ditë më parë, KQZ-ja nuk kishte proceduar për votim në QNR këto pako me fletëvotime, teksa Lëvizja Vetëvendosje fillimisht ishte ankuar në PZAP, e cila ankesën e kishte vlerësuar si të pabazuar. Për këtë arsye, kjo parti dje ka dorëzuar ankesën tjetër në Gjykatën Supreme./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Trump njofton raundin e dytë të bisedimeve me Rusinë për paqen në Ukrainë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë